1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Referendumi në Hungari: Orban ia ka arritur qëllimit

Sot (02.10) hungarezët votojnë në një referendum për shpërndarjen e refugjatëve, sipas një plani të BE-së. Viktor Orban kërkon të paraqitet si lideri i një lëvizjeje për shpëtimin e kulturës europiane.

„Dëshironi ju që Bashkimi Europian, edhe pa miratimin e parlamentit të na diktojë strehimin e detyruar të qytetarëve johungarezë në Hungari?" Kjo është pyetja retorike që qeveria hungareze u vë përpara rreth 8 milionë hungarëzeve në referendumin e së dielës. E që këtë ta kuptojnë të gjithë, në të gjithë vendin janë varur pllakate që bëjnë thirrje për „Jo".

Qeveria kërkon të bindë ata që normalisht nuk votojnë për partinë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban. Historiani Laszlo Tokeczki u shpreh së fundmi në radion shtetërore: „Feministeve, homoseksualëve, hebrenjve dhe ateistëve duhet t'u bëhet e qartë, se ata kanë marrë fund nëse fiton islami”. Pakicës së padëshiruar rome i sugjerohet se nëse merren më shumë refugjatë, asistenca sociale për romët do të shkurtohet.

Hungaria u mund me votë

Fushata lidhet me vendimin e BE-së në kulmin e krizës së refugjatëve në vjeshtën e vitit 2015, për të marrë refugjatë nga vendet e prekura më shumë nga kriza si Greqia e Italia, që duhet të shpërndaheshin në bazë të një mekanizmi të caktuar në vendet e tjera të BE-së. Qeveria hungareze bashkë me Rumaninë, Sllovakinë e Çekinë u mund me votë në Këshillin e ministrave të Brendshëm të BE-së. Hungaria nuk e mban vetëm në shenjë proteste referendumin të dielën. Kundër këtij vendimi ky vend ashtu si Sllovakia është ankuar në Gjykatën Europiane. Dihet që shpërndarja ka ngecur si mos më keq. Nga 160.000 refugjatë që duhej të shpërndaheshin deri më tani janë shpërndarë më pak se 5000 vetë.

Flüchtlinge Migration Kroatien Grenze Ungarn (picture-alliance/AP Photo/P.David Josek)

Emigrantë vitin e kaluar duke anashkaluar gardhin hungarez në kufi mr Kroacinë

Pra në thelb Orbani nuk ngrihet thjesht kundër vendimit të BE-së, por kundër një fenomeni. Për të migrimi është "helm”, kërcënim për kulturën europiane dhe burim i terrorizmit e çdo lloj forme të kriminalitetit. Kundërshtari më i fortë e i pari i një emigracioni të pakontrolluar, si e lejoi kancelarja Merkel nga shtatori 2015. Fjalët e tij i ndoqën shpejt veprat: Qindra kilometra tela me gjemba përgjatë kufirit serb e kroat.

Përfaqësues nga qeveria hungareze e përmendin Gjermaninë si shembull frikësues, për të bindur qytetarët për pozicionin e zyre. Pas sulmeve nga burra afrikanoveriorë kundër femrave në Natën e Vitit të Ri në Köln, Viktor Orban tha: "Unë kam katër vajza, dhe nuk dua që fëmijët e mi të rriten në një botë ku ndodh diçka si ajo në Köln.” Kreu i parlamentit hungarez, Laszlo Köver u shpreh së fundmi se në shembullin e futbollistit turk, Mesut Özil mund ta shohësh se integrimi ka dështuar". Sepse "ai nuk e këndon himnin gjerman para ndeshjeve mes vendeve.”

Kommisioni është zbutur

Por nëse para një viti Viktor Orban ishte gati i vetmi që ngrinte zërin kundër Merkelit, sot ai ka gjetur më shumë mbështetës, sidomos në Lindje të Europës, madje brenda CDU-së. Nëse në fillim politikanët gjermanë kishin idenë që refuzuesit e pranimit të refugjatëve t‘i penalizonin në ndonjë formë, sot rezistenca kundër vazhdimit të imigrimit është kaq e fortë në të gjitha vendet, saqë askush nuk këmbëngul më për shpërndarjen e refugjatëve. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha para disa ditësh se "solidariteti duhet të jetë me dëshirë. Disa kontribuojnë me pranimin e efugjatëve, të tjerë me menaxhimin e ruajtjes së kufijve.”

Budapest Ungarn Referendum Plakate (imago/EST&OST)

Me pllakate frikësuese, qeveria e Orbanit kërkon të bindë hungarezët të thonë "Jo"

Problemi i Orbanit nuk është qëndrimi i hungarezëve në referendum, ai i ka ata me vete, Sondazhet parashohin një fitore në 80%. Problemi i tij është nëse pjesëmarrja në votime është e mjaftueshme. Vetëm nëse çdo i dyti hungarez voton, është i vlefshëm referendumi. Nëse fiton, Orban do ta inskenojë edhe më shumë veten si liderin e një lëvizjeje për shpëtimin e kulturës europiane edhe në Bruksel. Po nëse referendumi dështon për shkak të pjesëmarrjes së ulët? Qeveria e ka marrë parasysh edhe këtë: Zëdhënësi I saj, Zoltan Kovacs është shprehur se numri i lartë i atyre që thonë "jo” mjafton për të forcuar pozicionin e Viktor Orbanit.

Fushata e Orbanit kundër emigrantëve të padëshiruar duket e suksesshme. Prej javësh policia hungareze bën të ditur se ose nuk ka asnjë ose ka vetëm një shkelje të paligjshme kufiri në ditë. Vitin e kaluar Hungaria u njohu azilin vetëm 500 vetëve, edhe këtë vit pritet një shifër e ulët. Partia satirike "Qeni me dy bishta” ka shpërndarë fletëpalosje ku shkruan se një hungarez gjatë jetës ka më shumë shanse të shohë një UFO se një emigrant. Për atë që vlerëson shifrat: Shoqata hungareze për studimin e UFO-ve regjistron duzina denoncimesh nga njerëzit që mendojnë se kanë parë UFO-t.