1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Referendum për ndryshimin e kushtetutës në Turqi

Mbi 50 milionë turq vendosin sot mbi një paketë me ndryshime nenesh dhe ligjesh të kushtetutës së tyre. Me këtë veprim, qeveria turke shpreson të ulë ndikimin e ushtrisë në sektorin e politikës dhe drejtësisë.

default

Referendumi është një raund tjetër në luftën emocionale që po zhvillojnë prej kohësh tashmë elita e vjetër kemaliste e laike turke dhe partiá qeverisëse konservatore- AKP. Shefi i kësaj partie, Rexhep Taip Erdogan, mbajti fjalime në shumë qytete të mëdha turke duke iu lutur votuesve për "PO".

Kritikë nga opozita

Ndërkohë pothuajse të gjitha partitë opozitare turke, me partinë socialiste kemaliste CHP në krye, kanë bërë thirrje për të mos e pranuar ndryshimin e kushtetutës. Shefi i ri i CHP-së, Kemal Kılıçdaroglu, i paralajmëroi simpatizantët e tij se ndryshimi i kushtetutës do ta fuqizojë më shumë kryeministrin Erdogan.

Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan

Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan

Fakt është se disa nene ligjore që do të ndryshohen prekin sektorin e drejtësisë, duke i dhënë kështu më shumë fuqi parlamentit të vendosë edhe mbi zgjedhjen e gjyqtarëve të lartë apo kryeporkurorëve si edhe për vendime të marra nga prokuroria. Por kryeministri turk Erdogan argumenton se në shumë vende të BE-së, parlamenti merr pjesë në zgjedhjen e gjykatësve të lartë. Ai thekson se një Turqi moderne ka nevojë për ndryshimin e kushtetutës.

Lëvdata nga Brukseli

Brukseli e ka lavdëruar ndërkohë qëndrimin e Erdoganit. Madje BE-ja e ka cilësuar synimin për ndryshimin e kushtetutës, si "një hap në drejtimin e duhur". Sidomos disa pika në paketën në fjalë si për shembull krijimi i një qendre ku mund të ankohen qytetarët, apo forcimi i të drejtave të fëmijëve, lavdërohen hapur nga Brukseli.

Autor: Steffen Wurzel/ Sonila Harasani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 12.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PA7m
  • Data 12.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PA7m