1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reduktimi i trupave pasqyron progresin

Komandanti suprem i NATO-s admirali James Stavridis tha se në fund të janarit të ardhshëm NATO do të ketë vetëm 10 mijë trupa në Kosovë.

Komandanti suprem i NATO-s admirali James Stavridis.

Komandanti suprem i NATO-s admirali James Stavridis.

Komandanti suprem i NATO-s admirali James Stavridis, tha në Prishtinë se reduktimi i trupave të KFOR-it do të ndodhë deri në fund të janarit të ardhshëm. Ky proces, sipas tij, do të vazhdojë hap as hapi gjithmonë duke vlerësuar situatën aktuale të sigurisë. Aktualisht Aleanca Veriatlantike ka në Kosovë rreth 14 mijë trupa dhe ky numër në fazën e parë do të reduktohet në 10 mijë. “Në Kosovë është arritur progres dhe për këtë arsye ne kemi zhvilluar një plan për reduktimin e trupave të KFOR-it, deri në 10 mijë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Ky reduktim do të bëhet në bashkëpunim të plotë me qeverinë e Kosovës dhe strukturat e sigurisë," tha admirali James Stavrdiis.

Ditë më parë forcat paqeruajtëse në Kosovë vendosen që të shtojnë patrullat e policisë së Kosovës në kufjtë e vendit për t'i dhënë një rol më të madh policisë së Kosovës në fushën e sigurisë. Admirali James Stavridis, nuk e sheh reduktimin e trupave të NATO-s nga Kosova të lidhur me nevojën e shtimit të trupave të kësaj aleance në Afganistan. “Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë. Të gjitha kombet brenda Aleancës marrin vet vendimet e tyre, prandaj nuk shoh lidhje të drejtpërdrejtë. Ne sapo e kemi përfunduar konferencën mbi këtë çështje në shtabin e përgjithshëm disa ditë më parë dhe jam i prekur me përgjigjjen e të gjitha kombeve në aleancë, për mbështetjen e misionit në Kosovë, sikurse edhe me mbështetjen për misionin në Afganistan ku janë zotuar rreth 7 mijë trupa shtesë," tha admirali James Stavrdiis. “Unë po ashtu dua të them se puna e madhe që kam parë në Kosovë është në çdo kuptim model se si mund të ecim përpara edhe në Afganistan. Këtu shohim autoritetet civile e ushtarake duke bashkëpunuar, shohim NATO-n në terren duke luajtur një rol të rëndësishëm në partneritet me Kombet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Këtu shohim një progres të madh me qytetarët e Kosovës duke bashkëpunuar me grupet ndërkombëtare për të vendosur sigurinë në vend. Jam shumë i inkurajuar me atë që kam parë këtu dhe pres një progres të ngjashëm në të ardhmen edhe në Afganistan," tha admirali James Sravridis.

Aktualisht për sigurinë në Kosovë kujdesën rreth 14 mijë trupa të NATO-os dhe rreth 10 mijë pjesëtar të policisë së Kosovës dhe misionit evropian për polici dhe drejtësi, EULEX.

Autor : Bekim Shehu

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 09.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KyLw
  • Data 09.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KyLw