1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Recolight do të përpunojë mbetjet urbane në Fier

Në qytetin e Fierit do të ndërtohet e para fabrikë moderne për përpunimin e mbetjeve urbane në Shqipëri. Fabrika do të ndërtohet nga kompania gjermane e specializuar në këtë fushë, Recolight.

Plehra

Recolight do të përpunojë mbetjet urbane në Fier.

Fieri, prej të gjithë studimeve dhe kampionëve të shoqatave e institucioneve ambjentale është vlerësuar si një prej qyteteve më të ndotura në Shqipëri. Mbetjet urbane dhe situata e trajtimit të tyre ka qënë anakronike e deri e rrezikshme, për shëndetin e qytetarëve. Duke qënë qytet në një zonë naftëmbajtëse, mbetjet urbane dhe shkarkimi e rrjedhja e ujrave të ndotura në lumin Gjanicë, me dekompozimet e tyre ishin qëndra të epidemive e infeksioneve.

Por, falë një nisme të guximshme e investimit të kompanisë gjermane Recolight, prej 5 milionë eurosh pritet që kjo situatë të marrë fund. Kompania do të ndërtojë të parën fabrikë moderne për përpunimin e mbetjeve urbane në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo thotë se është nënshkruar marëveshja e mirëkuptimit dhe ajo teknike e ka nisur puna, madje: "tashmë kemi hartuar një marrëveshje tjetër, dyvjeçare, pra kemi fillluar tani studimine nyjeve të qytetit, kryqëzimeve të qytetit."

Nënkryetari i bashkisë së Fierit, Ing. Jani Fuli, që ndjek nga afër të gjithë procedurat teknike pohon, se mbetjet urbane kanë qënë ndër problemet më të mëdha e shqetësuese, duke dëmtuar rëndë si ambjentin ashtu dhe pamjen : "Me ndërtimin e një sheshi depozitimi bashkëkohor, krijohen kushtet për ta trajtuar këtë mbetje urbane, për të krijuar një mjedis normal e për t`i dhënë një zgjidhje për problemin që ka gjithë komuniteti qytetit".

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, duke e cilësuar mjaft të rëndësishëm investimin thotë, se ajo do t`i shërbejë si model dhe biznesit vendas: "I hapim rrugën edhe investitorëve të qytetit të Fierit, duke i orientuar ata. Shanse, ose zvogëlohen e minimizohen shanset për të patur abuzime nga specialistë të bashkisë apo jashtë saj në infrastrukturën e qytetit të Fierit".

Fabrika e re do të ndërtohet në një territor privat të kësaj kompanie, që e ka blerë truallin duke realizuar seleksionimin e mbetjeve, sipas materialit përbërës, si metal, plastik, qelqe, letër etj. mbetjet do të thërmohen, paketohen dhe do të eksportohen për riciklim. Kompania Recolight, do t`i paguajë taksat në Bashkinë e Fierit dhe do të çelë edhe 50 vende të reja pune, për specialistë e punonjës të kualifikuar.

Autor : Odise Kote

Redaktoi : Aida Cama



  • Data 12.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7wB
  • Data 12.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7wB