1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060411 Libyen Rebellen

6 Prill 2011

Kreu i shtetit të Libisë Gadafi po përpiqet për normalitet: ai ka emëruar ministrin e ri të Jashtëm. Gadafi nuk pranon të japë dorëheqjen duke i lënë rebelët të vazhdojnë luftën.

https://p.dw.com/p/10oJT
Luftëtarë kryengritës në Brega të Libisë.Fotografi: picture alliance/dpa

Pasi Musa Kusa javën e kaluar kërkoi strehim politik në Londër, si pasues i tij u komunikua tani Abdelati Ebeidi. Gadafi mbledh të besuarit rreth vetes, ndërkohë që luftimet vazhdojnë. Qysh nga fillimi i sulmeve të aleancës perëndimore me arabët para dy javësh janë asgjësuar 35% të kapaciteteve ushtarake të Gadafitm, njofton NATO.

Ndërkohë rebelët në Bregas vazhdojnë të luftojnë për zonën më të rëndësishme strategjike. Trupat qeveritare i kanë zbrapsur ata dhe janë të shumtë ata që mendojnë se kjo është pasojë e mbështetjes së mangët nga ajri.

Rebellen Libyen gegen Gaddafi in Bengazi
Kundërshtarë të Gaddafit në Bengazi.Fotografi: AP

NATO nuk po ndërhyn me vendosmërinë e duhur, ajo bombardoi shumë vonë, kritikon shefi ushtarak i rebelëve libianë. Deri në tetë orë zgjat procesi nga vendosja e kontaktit të njerëzve të tij me NATO-n dhe realizimit të sulmit nga ajri.

Rekrutohen forca të reja në Bengazi

Në Bengazi, epiqendra e kundërshtarëve të Gadafit, këta të fundit përpiqen të rekrutojnë përkrahës të tjerë. Një kurs intensiv brenda shtatë ditëve u ofrohet të rekrutuarve. Interesi është mjaft i madh, thotë traineri i djemve të rinj, një veteran i ushtrisë së Libisë.

"Eshtë, falë Zotit, shumë mirë, që ata aktivizohen. Më parë ata vetëm rrinin pa bërë asgjë. Pas thirrjes ata u paraqitën si vullnetarë. Shumë prej tyre s'kanë mbajtur kurrë armë në dorë. Por brenda shtatë ditësh ata janë të përgatitur" - tregon Sidyk Misrata.

Por kjo mbetet një luftë disproprocionale, me armë të lehta kundër kundërshtarëve të fortë.

Autor: P. Noelkensmeier / V. Filaj-Ballvora

Redaktoi: E.Xhani