1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rebelët në Alepo nën presion të madh

Ushtria siriane ka filluar një ofensivë të madhe me avionë luftarakë dhe tanke në qytetin me miliona banorë, Aleppo. Përfundimi i betejës mund të jetë vendimtar për vazhdimin e konfliktit.

Ofensivë e madhe në qytetin Aleppo

Ofensivë e madhe në qytetin Aleppo

Ushtria siriane me sa duket ka pushtuar në qytetin Alepo lagjen Salahedin, e cila është mbajtur deri tani nga rebelët. Këtë e konfirmuan kryengritësit dhe një stacion libanez, i afërt më Sirinë. Kjo pjesë e qytetit ka qenë prej tre javësh objekt i sulmeve nga toka dhe ajri të kryera nga ushtria siriane. Rebelët patën njoftuar se është duke iu mbaruar municioni. Beteja për Aleppon vlerësohet si shumë e rëndësishme për ekzistencën e regjimit të Assadit.

Amnesty International paralajmëroi për rreziqet krijimit të një katastrofe humanitare për banorët e Aleppo-s nëpërmjet ndërhyrjes së armëve të rënda.

Në Damask rebelët islamikë morën përsipër vrasjen e një gjenerali rus. Ai ka qenë këshilltar i ministrit sirian të Mbrojtjes. I njëjti grup thotë se ka kryer edhe atentatin e fillimit të korrikut, gjatë të cilit humbën jetën katër vetë besnikë të Assadit.

Për 48 iranianët e rrëmbyer, ministria e Jashtme në Teheran thotë se ata kanë qenë ish anëtarë të Gardës Revolucionare, që ndodheshin në Siri vetëm për një udhëtim pelegrinazhi. Rrëmbyesit islamikë kanë argumentuar marrjen e pengjeve me përkrahjen aktive të regjimit të Assadit nga Irani dhe kanë kërcënuar me vrasjen e tyre.

Aleppo

Aleppo

Assadi theksoi gjatë vizitës së këshilltarit iranian për çështjet e sigurisë, Jalili se do të shtypë kryengritjen dhe do të pastrojë Sirinë nga terroristët, njëjtë si tha edhe për intervistën e dhënë për televizionin gjerman ARD: „Sa kohë terroristët ndodhen këtu nuk do të ketë asnjë dialog. Ata duhen luftuar. Nuk mund të bëhen bisedime ndërkohë që ata vrasin popullin dhe ushtarët."

Kjo është rëfuzim për çdo lloj zgjidhjeje politike. Gjatë vizitës së iranianëve ai u shfaq për herë të parë pas dy javësh dhe pas arratisjes së kryeministrit të tij. Shefi për çështjet e sigurisë në Iran e siguroi për përkrahjen e vendit të tij. Një fund i shpejtë i regjimit nuk duket. Kështu mendon edhe Mbreti Abdullah në Jordaninë fqinjë. Assadi do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë këta 17 muaj. „Kredo e tij janë armët. Ai mendon se ka të drejtë. Regjimi nuk ka perspektivë tjetër. Nuk është vetëm Assadi, por është një sistem i tërë. Prandaj shtrohet pyetja nëse ai largohet, a do të vinte një pasardhës i zoti që të ishte në gjendje të reformonte Sirinë. Assadi, do të vazhdojë siç është mësuar.“

Prandaj edhe kryeministri i sapolarguar i cili angazhohet tani për kryengritësit, thotë se nuk ekziston alternativë politike për të ardhmen e Sirisë. Mbreti Abdullah druhet se mund të ketë një ballkanizim të vendit. „Nëse Assadi nuk mund të mbajë më bashkë Sirinë e tij të Madhe, krijimi i një enklave për pakicën e tij alavite mund të jetë plani i tij B. Ky do të ishte skenari më i keq, i cili mund të çonte në shpërbërjen e Sirisë. Nga një gjë e tillë rajoni nuk do ta merrte dot veten për vite të tëra," thotë Mbreti Abdullah.

Mbreti Abdullah II

Mbreti Abdullah II

Internacionalizimi në rritje i konfliktit sirian janë vetëm shenjat paralajmëruese për skenaret që mund të destabilizojnë Lindjen e Afërme.

  • Data 09.08.2012
  • Autor Ulrich Leidholdt/ Aida Cama
  • Fjalët kyç Aleppo, Ofensive
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15m0Y
  • Data 09.08.2012
  • Autor Ulrich Leidholdt/ Aida Cama
  • Fjalët kyç Aleppo, Ofensive
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15m0Y