1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rebelët Karen takojnë San Suu Kyin

Dialogu me pakicat etnike në Birmani po bëhet gjithnjë e më dinamik. Për herë të parë që prej fillimit të luftës qytetare në vitin 1949 po zhvillohen bisedime politike të nivelit të lartë me Karenët.

epa03175338 Myanmar democracy leader Aung San Aung San Suu Kyi takon një përfaqësuese të lartë Unionit Kombëtar Karen, Naw Si Pho Ra Sein

Aung San Suu Kyi takon një përfaqësuese të lartë Unionit Kombëtar Karen, Naw Si Pho Ra Sein

Udhëheqësit kryesorë të pakicës etnike Karen në Birmani aktualisht e kanë të ngjeshur axhendën e takimeve: një ditë pas takimit të tyre me presidentin Thein Sein ata janë takuar të dielën (08.04.) edhe me lideren e opoziotës Aung San Suu Kyi. Në fokus të bisedimeve ishin negociatat për paqen që aktualisht po zhvillohen në mes të udhëheqjes politike dhe organizatës "Unioni Kombëtar Karen" (KNU). KNU ka sqaruar paraprakisht se e mbështet Suu Kyi-n, partia e së cilës fitoi para një jave zgjedhjet shtojcë parlamentare. Përveç kësaj karenët kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me forcat prodemokratike në vend. Nobelistja e paqës Suu Kyi sqaroi pas takimit: "Ne e dimë se armëpushimi është vetëm hapi i parë. Ne nuk mund të arrijmë paqen e brendshme pa një marrëveshje për armëpushim."

Negociata të qeverisë birmaneze me lëvizjen Karen

Negociata të qeverisë birmaneze me lëvizjen Karen

Takimi i parë pas disa dekadash

Presidenti i Birmanisë Thein Sein i kishte pritur më parë në kryeqytetin Naypyidaw gjashtë përfaqësuesit e rebelëve Karen. Ky ishte takimi i parë i këtij lloji i udhëheqjes politike dhe Unionit Kombëtar Karen që prej dekadash. Në Janar të këtij viti të dyja palët kishin rënë dakord për një armëpushim. Ajo parasheh pas një raundi të ri negociatash ndër të tjera garantimin e sigurisë për popullsinë civile, kthimin e refugjatëve dhe rregulla të sjelljes për pjesëtarët e ushtrisë. Zipporah Sein është Sekretare e Përgjithshme e Unionit Kombëtar Karen: "Ajo që kemi thënë pas bisedimeve është se pavarësisht se kur do të arrijmë një paqe të vërtetë, njerëzit në këtë vend do të luajnë një rol të rëndësishëm. Prandaj ne kemi nevojë për pjesëmarrjen e qeverisë në këtë proces të paqes. Kjo është po ashtu e rëndësishme."

Delegatë të Unionit Karen nënshkruajnë armëpushimin

Delegatë të Unionit Karen nënshkruajnë armëpushimin

Armëpushimi të arrihet në mbarë vendin

Sidoqoftë banorët në zonën e konfliktit në lindje të vendit deri tani ende nuk kanë vërejtur përmirësime. Unioni Kombëtar Karen ka luftuar kundër qeverisë qendrore që nga viti 1949 - fillimisht për pavarësi, tani për vetëvendosje substanciale. Përveç kësaj përfaqësuesit e KNU-së kanë kërkuar nga udhëheqja politike në Naypyidaw që të angazhohen më fort për arritjen e një armëpushimi në mbarë vendin.

Ndërkohë që qeveria qendrore zhvillon bisedimet e paqes me karenët, në Kashin në veri të vendit vazhdon konflikti i përgjakshëm në mes të rebelëve të atjeshëm dhe trupave qeveritare. Kritikët ankohen se qeveria qendrore nuk mund të zhvillojë bisedime për paqen me një organizatë rebelësh dhe në të njëjtën kohë të luftojë.

Autorë: Nicola Glass / Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi