1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Realizimi i reformave, rruga më e mirë drejt antarësimit të Maqedonisë në BE" - Javier Solana në Shkup

Gjatë turit të tij ballkanik, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Javier Solana, ka qëndruar sot në Shkup ku ka zhvilluar bisedime me krerët qeveritarë të Maqedonisë.

default

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Javier Solana dhe presidenti i ri maqedonas Gorgi Ivanov

Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, zhvillimi i situatës politike në Maqedoni dhe rajon dhe angazhimet e Maqedonisë për t´u antarësuar në strukturat euroatlantike kanë qenë temat qëndrore në takimin mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë i BE-së Javier Solana.

" Solana e ka ndihmuar Maqedoninë dhe do ta mbajmë mend si njeri që ka qënë këtu për të na ndihmuar, sa herë që vendi ynë ka pasur vështirësi" - tha kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Ai e ka informuar Solanën për gjitha reformat që janë realizuar në Maqedoni e që janë kusht për fillimin e negociatave për antarësimin e vendit në BE.

Solana solli një lajm të mirë për qytetarët e Maqedonisë: Liberalizimin e regjimit të vizave.

"Vendi juaj dhe vendet e Bashkimit Evropian me këtë liberalizim do të jenë më afër njëra tjetrës. Në veçanti të rinjtë do të kenë mundësi për të udhëtuar më lirshëm në vendet e BE-së. Liberalizimi do të jetë lajm i mirë edhe për biznismenet" - deklaroi Solana. Ai u bëri thirrje autoriteteve të Shkupit që ligjet e miratuara nga BE-ja të implementohen sa më shpejt edhe në praktikë. Realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është një hapi rëndësishëm për Maqedonin drejt antarësimit në strukturat euroatlanikte, u shpreh Solana.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Sonila Harasani

  • Data 14.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ioyh
  • Data 14.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ioyh