1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Realist dhe qortues - Reagime në Maqedoni rreth raportit të progresit nga Komisioni i BE-së

Në reagimet e para në Shkup për progres-raportin e Komisionit Evropian për Maqedonin, thuhet se ai është realist dhe me thekse qortuese në pjesën që ka të bëjë me kontestin e emrit me Greqinë.

Ndërtesa e përfaqësisë së BE-së në Shkup, Maqedoni.

Ndërtesa e përfaqësisë së BE-së në Shkup, Maqedoni.

Komisioni Evropian, në progres-raportin për arritjet e Maqedonisë, të publikuar të mërkurën (12.10.) në Bruksel, për herë të tretë konfirmoi rekomandimin për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Eurokomisari Fyle ka thënë se në Maqedoni është aritur progres i vogël gjatë vitit të kaluar, duke theksuar se gjatë vitit në vijim Maqedonia më shumë duhet ti kushtojë vëmendje pavarësisë së gjyqësorit, reformave në administratën publike dhe luftës kundër korupsionit. Ndërsa si një ndër sfidat serioze me të cilat duhet të meret është veçuar liria e mediave.

Kërkohet progres në zënkën për emrin

Në raport është vlerësuar se Maqedonia duhet të arrijë progres në kontestin për emrin. "Zgjidhja e këtij problemi po zvarritet shumë, nuk duhet edhe një vit për zgjidhjen e çështjes së emrit", - thuhet në raport.

Progres-raporti i Komisionit Evropian në reagimet e para në Maqedoni është vlerësuar si tejet realist. Profesori univesitar Ylber Sela vlerëson se do të ishte shumë optimiste nëse politikbërësit në Maqedoni kanë pritur që Komisioni Evropjan të caktojë datën e fillimit të bisedimeve për anëtaresim në BE, pa u zgjidhur çështja e emrit me Greqinë.

“Kushti kryesor për fillimin e negociatave tashmë është më tepër politik dhe Greqia në këtë drejtim ka të drejtën e vetos, dmth nuk mund të fillojnë negociatat pa u zgjidhur çështja e emrit”, - shprehet Ylber Sela.

Analistët: në Maqedoni nuk ka përparime thelbësore

Raporti për Maqedonin është realist dhe qortues, vlerëson analisti politik Ymer Ismaili. Arritjet në Maqedoni janë formale, nuk ka të arritje, avancime dhe progres thelbësor.

“Maqedonia nuk është as afër notës kaluese për punët që duhet të bëjë. Por edhe raportet e tjera në Maqedoni janë jashtëzakonisht të këqija, raporti pozitë opozitë, maqedonasit kanë probleme të thella mes tyre, kanë probleme me shqiptarët, kanë probleme me fqinjët. Thjesht Maqedonia si shtet po del një shtet problematik edhe për Evropën”, - shprehet Ymer Ismaili.

Një mesazh i mirë dhe inkurajues në progres raportin është theksimi i mbajtjes së suksesëshme të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare dhe fillimi i dialogut të qeverisë me mediat për përmirësimin e statusit të tyre, vlerësojnë analistët politik.

Autor: Fatos Musliu / Shkup

Redaktoi: E. Xhani