1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Realistë të lumtur

Sipas një studimi amerikan ndërkohë që në gjithë botën shumë njerëz shqetësohen për situatën e tyre ekonomike, gjermanët janë optimistë të vërtetë. Kjo nuk mund të habisë askënd, mendon Manuela Kasper-Claridge.

Fytyra rrezatuese në rrugë, shefa të lumtur sipërmarrjesh, punëmarrësh të lumtur - a është Gjermania ishulli i njerëzve të lumtur në kohën e krizës? Kjo përshtypje të krijohet kur lexon studimin e institutit nënga Uashingtonit "Pew Research Centers". Sipas tij 85 për qind e gjermanëve e vlerësojnë pozitivisht situatën ekonomike në vendin e tyre, krej ndryshe nga njerëzit në ekonomi të tjera të zhvilluara. Kështu në SHBA vetëm 40 për qind kanë vlerësim pozitiv, në Japoni 35 për qind dhe në Francë vetëm 12 për qind.

Firmat e mesme gjermane

Në të vërtetë gjermanët korrin frytet e punës së tyre të zellshme. Që përpara krizës ndërkombëtare financiare, punëmarrësit pranuan të heqin dorë nga rritja e pagave dhe u mundësuan kështu sipërmarrjeve të tyre kryerjen e investimeve megjithë situatën e vështirë ekonomike. Firmat e mesme gjermane, të cilat punësojnë 60 për qind të punëmarrësve që paguajnë sigurime shoqërore në Gjermani, kanë ndjekur edhe në kohë krizë një politikë të vazhdueshme punësimi. "Hire and fire" nuk ka qenë dhe nuk është model për shumë prej këtyre sipërmarrësve. Në vend të kësaj ata ndjekin politikën e kualifikimit të mëtejshëm të të punësuarve për të vazhduar të jenë konkurrues. "The german mittelstand" siç e quajnë shumë anglosaksonë, është një motor i rëndësishëm i krijimit të vendeve të punës për Gjermaninë. Jo pak prej këtyre sipërmarrësve janë lider në treg në fushën e tyre, qofshin këta prodhues makinerisht nga Baden-Württtembergu apo ndërtues vinçash nga Saksonia.

Evpropianët të shqetësuar për vendet e tyre të punës

Manuela Kasper-Claridge Deutsche Welle Wirtschaftsredaktion

Manuela Kasper-Claridge

Krej tjetër është atmosfera në Greqi, Spanjë apo Itali. Atje frika nga papunësia është tema kryesore. Gjermania përfiton shumë nga baza e saj e fortë industriale. Këtu prodhohen ende produkte dhe jo vetëm shërbime: automobilë tërheqës, impiante industriale shumë moderne etj. Revolucioni i katërt industrial është ndërkohë në kryerje e sipër, prodhuesit gjërmanë të makinerive punojnë në fabrikën e së nesërmes. Makineri dhe produkte, të cilët harmonizojnë me njëri-tjetrin, kjo duhet të garantojë aftësinë konkurruese dhe të krijojë vende të kualifikuara pune. Potenciali makroekonomik i industrisë 4.0 deri në vitin 2025 do të jetë në nivelin e 267 miliardë eurove në Gjermani, ka përllogaritur instituti Fraunhofer për ekonominë e punës.

Pesimistë si afrikanët

Gota është të paktën gjysmë plot për gjermanët edhe pse për pjesën më të madhe të evropianëve është gjysëm ose krejt e zbrazët. 88 për qind e të anketuarve evropianë thanë se situata ekonomike e vendit të tyre nuk është e mirë. Me pesimizëm të ngjashëm vlerësuan vetëm afrikanët situatën e tyre, ndër ta Kenia dhe Senegali.

Shtohen të pasurit

Kriza financiare ka përkeqësuar situatën ekonomike të shumë njerëzve. Shpresa për përmirësim për shumë njerëz nuk duket ende në horizont. Për këtë arsye shtohet zemërimi dhe mungesa e mirëkuptimit përballë rritjes së dallimit në të ardhura. Në SHBA është në rritje shtresa e të pasurve. Kështu numri i milionërëve në SHBA apo Kanada është rritur më fort se në Evropë, Azi, Amerikë Latinë dhe Lindjen e Afërt të marrë së bashku. 2,5 milionë milionerë kontrollojnë një të tretën e gjithë pasurisë amerikane, njoftoi banka e investimeve Merril Lynch në një studim. Për bankierët kjo është me siguri një shkak për të menduar për rekomandime të reja investimesh. Të tjerë indinjohen për këtë dhe me të drejtë.

Të pasur dhe të varfër

46 për qind e amerikanëve i konsiderojnë dallimet mes të varfërve dhe të pasurve si shumë të larta, njofton think tank-u me qendër në Uashington. Por edhe 84 për qind e grekëve dhe 55 për qind e koreanojugorëve shqetësohen për këtë - edhe gjermanët. Në Gjermani ankohen 39 për qind për dallimet në rritje mes të varfërve dhe të pasurve. Gjermania pra nuk është një vend plot optimistë por dhe plot me realistë.