1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Reale është G20, sa mirë që e kemi

Takimi i G20 në Pitsburg është në qendër të shtypit të sotëm gjerman:

Pitsburg

Pitsburg

Frankfurter Rundschau:

Me fjalën e tij përpara OKB-së presidenti amerikan Barack Obama i dha asaj shkëlqim. Por megjithatë vëmendja këto ditë nuk është përqëndruar në Nju-Jork por në Pitsburg. Në vorbullën e krizës OKB-ja ka kaluar në skaj. Për këtë mund të të vijë keq, sepse G20 nuk është një aktivitet demokratik dhe se aty marrin pjesë vetëm ata që dalin të fituar prej krizës botërore. Nga ana tjetër në shtetet e mbledhura në Pitsburg është e përqëndruar 90 përqind e fuqisë ekonomike botërore dhe 2/3 e popullsisë së botës.

Sidoqoftë mbetet e pakuptueshme se çfarë shpresash për më tepër demokraci lidhem me një organizatë, forca e së cilës nuk qëndron tek anëtarët, por te Këshilli i Sigurimit me pesë anëtarët e tij me të drejtë vetoje. Një qeveri demokratike e ekonomisë botërore mbetet me apo pa OKB-në një iluzion. Reale është G20, sa mirë që e kemi.

Märkische Oderzeitung:

Ende nuk është e qartë, nëse G20 e cila mblidhet për të tretën herë që prej fundit të vitit 2008 dhe që ndonjëherë quhet edhe si qeveria e ekonomisë botërore, mund të prodhojë më tepër se sa avull të nxehtë. Katalogu i masave është mbresëlënës, por problemet për zbatimin në realitet të tyre nuk mund të lihen mënjanë pa u vënë re. Thuhet se fondet spekulative hedge kanë filluar të hidhen sërish në qarkullim. Deri tani nuk duket se do të ketë ndonjë rregullim të sukseshëm të tregjeve financiare.

Gazeta Rhein-Neckar-Zeitung që botohet në Heidelberg ndalet në një aspekt tjetër, pra si po e përdor kancelarja gjermane Merkel pjesëmarrjen në samitin e Pitsburgut për të fituar pikë te elektorati për zgjedhjet parlamentare të së dielës:

Fushata elektorale nuk ishte e mërzitshme, por taktikisht e rafinuar. Kandidati socialdemokrat donte që përmes saj të kalonte nga pozicioni i dytë në të parin. Një pjesë të kësaj e ka arritur. Po ashtu ishte një fushatë elektorale, ku kancelarja edhe kundër dëshirës së partisë së saj bëri gjithçka për ta ruajtuar përparësinë e saj me anë të vazhdimit të qeverisjes me seriozitet. Steinmeieri e anuloi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kurse Merkeli e ngulitur në idenë për t'u rizgjedhur kancelare shkoi në Pitsburg, për të pasur atje prezantimin e fundit të madh elektoral. Sidoqoftë nuk pritet që Obama, i cili nuk e ka më fuqinë e tij magjike për t'i bërë njerëzit për vete, të ndihmojë për zbutjen e tregjeve financiare. Mundësia tjetër e Merkelit, ajo më e keqja, është që të bëhet zëdhënëse e pozionit të kundërt që ka shumica e Evropës ndaj asaj anglo-amerikane në lidhje me rregullimin e tregjeve financiare.(pp/dpa/aca)

  • Data 25.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JocA
  • Data 25.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JocA