1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Reaktorë rusë për Teheranin

Ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare përpiqet të gjejë një zgjidhje në konfliktin atomik me Teheranin, Rusia bie në ujdi për një ndërtimin e reaktorëve të rinj në Iran. Po i rrënon Rusia me këtë negociatat ndërkombëtare?

Muscat Hauptstadt von Oman

Në Maskat negociohet për Iranin

Maskati është një qytet i vogël. Këtu jetojnë vetëm 30.000 banorë në kryeqytetin e Omanit, i futur në një luginë të ngushtë mes shkëmbinjve. Në qytezën piktoreske shumë pak e dinë se pas portave të një hoteli luksoz me panoramë drejt detit po kërkohet si në ethe një zgjidhje në konfliktin atomik me Teheranin. Nga deti janë vetëm 200 km linjë ajrore deri në brigjet iraniane. Edhe palët në hotel nuk janë larg njëri-tjetrit, bën të ditur ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Madje ai beson se ato nuk kanë qenë "kurrë kaq pranë në këtë moment". Deri në 24 nëntor grupi 5+1, me SHBA, Kinën, Britaninë e Madhe, Francën, Rusinë dhe Gjermaninë si edhe Iranin i ka vënë afat vetes që të gjejë një kompromis të qëndrueshëm dhe të kënaqshëm për të gjitha palët.

Mes Maskatit dhe Moskës

Po pikërisht në mesin e këtyre bisedimeve bie si bombë lajmi se Irani ka rënë dakord me Rusinë për ndërtimin e reaktorëve të rinj atomikë. ROSATOM, një koncern rus ka bëtë të ditur të martën në Moskë (11.11) se bëhet fjalë për zgjerimin e centralit atomik aktiv në Busher si edhe ndërtimin e katër reaktorëve të tjerë, në një vend tjetër në Iran. "Duke marrë parasysh sasitë e ujit që nevojiten për centralet, duket se rajoni bregdetar në Gjirin Persik është opcioni i vetëm", tha Behrroz Kamalvandi, zëvendësdrejtor i autoritetit të energjisë atomike në Iran. "Për vendin do të ketë pasoja të rënda, po të kujtojmë se përqëndrimi rreth Bushehr do të thotë të përqëndrohesh në një zonë me aktivitet tektonik të lartë", paralajmëron Behrooz Bayat, ish-këshilltar në autoritetin ndërkombëtar për energjinë atomike. Për ndërtimin e reaktorëve të rinj do të duhen pesë deri në shtatë vjet.

Russland baut Atomreaktoren im Iran

Kreu i autoritetetit të energjisë atomike për Iranin, Salehi me kreun e ROSATOM, Sergej Kirijenko

Por marrëveshja me Rusinë mund të ketë pasoja edhe për rrjedhën e bisedimeve atomike. Ndërkohë që grupi 5+1 negocion në Maskat, Moska dhe Teherani krijojnë fakte. Oliver Meier, ekspert i fondacionit për Shkencën dhe Politikën" deklaron se "koha për këtë është shumë e papërshtatshme, sepse disa pika që janë fiksuar në këtë marrëveshje, kanë qenë për diskutim edhe në tavolinën e bisedimeve".

Përkrahja e teknologjisë atomike civile për Iranin është pjesë e zgjidhjes me kompromis. "Tani që është bërë një marrëveshje me Rusinë, ulet ambicia e Iranit për të bërë kompromise në pika të tjera", thotë Meier. Edhe Behrroz Bayat e shikon me skepticizëm ujdinë mes Moskës dhe Teheranit. "Këtë marrëveshje mund ta kuptosh edhe si përpjekje të Teheranit për ta lidhur pas vetes Rusinë, dhe jo vetëm për këto negociata, por edhe për të ardhmen."

Pasurim i uraniumit jashtë vendit

Sipas marrëveshjes ruso-iraniane, lënda atomare, si po praktikohet edhe në reaktorin e parë në Bushehr, do të dërgohet nga Rusia dhe do të kthehet po aty pas përfundimit të djegies. Sipas Sergej Kirijenkos, krei i ROSATOM si ndërtimi i reaktorëve të rinj, ashtu edhe dërgimi i shufrave djegëse do të "jetë plotësisht dhe tërësisht" nën kontrollin e autoritetit ndërkombëtar të energjisë atomike (IAEA).

Russland Treffen Astrahan Putin Rohani 29. Sept. 2014

Takimi Putin-Rohani në shtator 2014

Sipas Oliver Meier "në rast se do të veprohet kështu, atëherë kjo marrëveshje është ashtu si do edhe perëndimi". Sipas tij "po qe se Rusia vërtet i ofron të gjithë elementët djegës dhe mundësisht prodhon bashkë me Iranin, që urani të jetë një prodhim rus, atëherë kjo mund t'i mbështesë bisedimet, sepse Irani nuk ka si ta argumentojë më zgjerimin e kapaciteteve të pasurimit."

Nuk pritet dështim i bisedimeve

Problematik në këtë marrëveshje ruso-iraniane është një pasazh, sipas të cilit pikërisht ujdia e lartpërmendur mund të zbutet në të ardhmen. Në prononcimin e ROSATOM thuhet se ky koncern "në pjesën e qarkullimit të lëndëve djegëse atomike dhe në çështjet e mjedisit do të kooperojë me Teheranin", si edhe "do të kontrollojë vetë në Iran rendimentin dhe fizibilitetin e fabrikimeve të mundshme të lëndëve djegëse" Këto pasazhe shqetësojnë diplomatët perëndimorë.

"Nëse Rusia do të vendosë vetë për prodhimin e mundshëm të lëndëve djegsë në Iran, atëherë kjo rrënon shanset për një ujdi ndërkombëtare", thuhet nga qarqet diplomatike. Por Oliver Meier nuk beson në një dështim të plotë të bisedimeve atomike. "Rusia nuk ka interes për këtë. Sepse kjo do të dëmtonte shanset për një kooperim në fusha të tjera civile." Sanksione të tjera do të pasonin, nga ana tjetër palët kanë investuar shumë dhe janë afruar shumë në çështjet themelore. "Megjithatë nuk dihet, nëse do të arrihet një ujdi e plotë deri në 24. 11", mendon Meier.