1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reagon qeveria e Prishtinës pas librit të del Pontes

Qeveria e Kosovës i quan spekulime të bëra për qëllime politike akuzat e zonjës del Ponte, që e akuzojnë UÇK-në për rrëmbime të serbëve në Kosovë dhe transferimin e tyre në Shqipëri.

default

Carla del Ponte

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje qeverisë në Prishtinë dhe në Tiranë që të hapin hetime të pavarura mbi akuzat për rrëmbim dhe transferim të qytetarëve serbë nga Kosova në veri të Shqipërisë, pas përfundimit të luftës në Kosovë. Kjo thirrje mbështetet në akuzat e bëra nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, e cila në librin e saj, "Gjahu Kriminelët e Luftës dhe unë", akuzon ish-UÇK-në, se ka rrëmbyer civilë serbë, të cilët më pas janë transferuar në veri të Shqipërisë nga ku u janë hequr organet e trupit.

Qeveria: Libri i del Pontes dëmton imazhin e UÇK-s

Ex-Chefanklägerin Del Ponte darf Buch über Kriegsverbrecher nicht selbst vorstellen

Del Ponte nuk u lejua ta prezantojë vetë librin e saj në Itali

Libri i zonjës del Ponte ka shkaktuar një numër reagimesh në botë. Autoritetet në Prishtinë pohimet e zonjës del Ponte, i kanë cilësuar spekulime dhe kanë vlerësuar se ato mund të jenë bërë për qëllime politike. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, thotë se qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës, e cila nuk ka mundur të verifikojë dyshimet. Sipas Kuqit zonja del Ponte ka kaluar në nivel të spekulimeve dhe shpifjeve. Prapavija e saj nuk është që të vërtetohet ndonjë dyshim, por më shumë që të dëmtohet imazhi i dikujt.

"Qeveria e Kosovës konsideron se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, luftë mbrojtëse dhe luftë çlirimtare, çka është vërtetuar edhe në rastet e ngritura në aktakuza në nivelin ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë," thotë zoti Kuqi.

Kuvendi kosovar do të kërkojë hapjen e hetimeve ndaj del Pontes

Kryesia e kuvendit të Kosovës, në një mbledhje të afërt pritet që të kërkojë nga organet e drejtësisë nisjen e hetimeve kundër ish-kryeprokurorës së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, e cila në librin e saj, akuzon UÇK-në, për rrëmbim të civilëve serbë dhe transferimin e tyre në Shqipëri. Anëtarët e kryesisë së kuvendit thonë se të gjitha këto janë shpifje dhe se UÇK-ja, sipas tyre ka bërë luftë të drejtë kundër forcave serbe të sigurimit dhe në asnjë rrethanë nuk ka pasur për objektiv civilët.

Qeveria e Kosovës thotë se aktualisht nuk do t'i përgjigjet kërkesës së organizatës Human Right Watch, e cila kërkon nga Prishtina që të nisë hetimet për këtë çështje. Zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuqi, thotë se deklaratat e Human Rights Watch, janë të ndërtuara mbi supozime dhe mbi këtë bazë qeveria e Kosovës nuk mund të inicojë hetime.

  • Data 07.05.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DuOi
  • Data 07.05.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DuOi