1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Reagimi Jelko Kacinit

"Progresi i çdo vendi gjykohet individualisht"

default

Eurodeputeti Jelko Kacin

"Kurrë dhe askund as publikisht, as privatisht nuk kam mbështetur hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE në 'bllok'. Progresi i çdo vendi gjykohet individualisht. Vendi bëhet anëtar i BE-së, kur përmbush kriteret e Kopenhagës, që është një politikë, që e kanë pranuar dhe e mbështesin në mënyrë konsekuente Këshilli i Evropës, Komisioni dhe anëtarët e parlamentit Evropian, duke më përfshirë edhe mua. Teksti me mbishkrim  "Ide për hyrjen e Ballkanit Perëndimor 'në bllok' në BE" i publikuar në Deutsche Welle më 18.9.2011 bart informacione të pasakta dhe shtrembëron mesazhin tim. Deklarata për hyrjen 'në bllok' nuk ekziston, kështu që DW-ja nuk ka mundur as ta citojë. Nga ana tjetër "hyrja rajonale", term që unë e përdor rregullisht, do të thotë një relacion (raport) më i gjërë i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, pra nevojën që Brukseli me instrumentat e tij politikë dhe ekonomikë të ruajë dinamikën e afrimit të vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në BE. Hyrja rajonale nuk ka as lidhje politike, as semantike me idenë e "hyrjes në bllok", siç e ka keqinterpretuar DW-ja deklaratën time.

Kontruksti i lajmit që përfshin edhe mendimin tjetër (Doris Pack) vetëm konfuzionon më shumë lexuesit dhe i bën të mendojnë, se unë e kam deklaruar diçka të tillë. Në të gjithë deklaratën time nuk ka asnjë bazë për një konkluzion të tillë, që çorienton publikun në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor."

av/vfb