1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reagimet nga Serbia për zgjedhjet në Kosovë

Serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër i kanë befasuar autoritetet e Serbisë: ata kanë marrë pjesë në zgjedhje në një numër më të madh se sa është pritur, ndërsa serbët e veriut i bojkotuan edhe këto zgjedhje.

default

Beogradi ka përcjellë me vëmendje zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndonëse nuk ka pasur vëzhgues të vetë atje, pohon Oliver Ivanoviq. "Zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë mjaft të qetë, pa incidente të mëdha. Ka pasur disa incidente të vogla në Drenas dhe Skenderaj dhe disa parregullësi. Probleme ka pasur edhe në Ferizaj, Kaçanik, Prizren e Malishevë. Por janë këto gjëra që zakonisht ndodhin në raste të këtilla. Zgjedhjet janë zhvilluar në kushte relativisht të tendosura, por nuk ka pasur konflikte të mëdha mes përfaqësuesve të partive të ndryshme."

Disa përfaqësues të qeverisë serbe deklaruan, se janë të befasuar me pjesëmarrjen relativisht të lartë të serbëve në këto zgjedhje. Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq, u shpreh se pjesëmarrja kaq e lartë e serbëve nuk paraqet për Beogradin ndonjë mesazh të mirë. Ivanoviq shpjegon arsyet e pjesëmarrjes kaq të lartë në votime. "Kjo është pritur, sepse mes serbëve është krijuar një bindje se në jug të lumit Ibër ekziston një realitet tjetër. Kjo është e vërtetë në njërën anë, por në anën tjetër ky realitet edhe nuk është aq i ndryshëm sa thuhet. Në ngritjen e pjesëmarrjes së serbëve ka ndikuar qëndrimi i qeverisë serbe, se nuk do të dënohen ata që marrin pjesë në zgjedhje. Incidente nuk ka pasur, përveç disa parregullësive në Graçanicë."

Oliver Ivanovic

Oliver Ivanovic

Analisti Dushan Janjiq pohon se bojkotimi i këtyre zgjedhjeve parlamentare prej serbëve që jetojnë në veri dhe jopjesëmarrja e atyre në jug, do të thotë që Serbia në një moment do të kërkojë edhe ndarjen e Kosovës. Ivanoviq thotë se ai ka një shpjegim tjetër të kësaj dukurie.

"Mospjesëmarrja e serbëve të veriut në zgjedhje është një traditë, një qëndrim permanent politik. Ndërkohë që serbët që kanë ndryshuar mendimin dhe kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, në të ardhmen duhet të përballen vet me pasojat politike. Mendoj se ndarja e Kosovës nuk është një ide që ka mbështetjen e qeverisë serbe, sepse sipas Kushtetutës sonë, Kosova është pjesë e pandashme e Republikës së Serbisë."

Oliver Ivanoviq pohon se Serbia është e gatshme për fillimin e dialogut me Prishtinë, por fillimi i tij varet prej shpejtësisë së krijimit të institucioneve kosovare. Sipas tij në dialog do të bisedohet edhe për statusin dhe të gjitha çështjet që lidhen me këtë status.

"Negociatat të cilat po zhvillohen do të japin përgjigje në shumë pyetje. Mendoj se statusi do të jetë një prej temave, e kur të hapet kjo çështje, atëherë do të bisedohet për të gjitha mundësitë", pohon Ivanoviq.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 14.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QY1c
  • Data 14.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QY1c