1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Reagimet gjermane pas sulmeve në Afganistan

Pas sulmeve më të fundit në Afganistan ekologjistët dhe liberalët gjermanë kanë kërkuar që perëndimi të negociojë me talebanët. Në sulmet e fundit janë vrarë më shumë se 30 sulmues dhe tre ushtarë afganë.

Pas sulmeve më të fundit në Afganistan ndër të tjera ndaj ambasadës gjermane në Kabul, ekspertët e mbrojtjes nga partia e Të gjelbërve dhe liberalëve kanë kërkuar zhvillimin e negociatave të perëndimit me talibanët. "Duhet folur me të gjitha grupimet e talebanëve", tha politikani i të Gjelbërve për mbrojtjen, Omid Nouripour.

Zëdhënësja i FDP për politikën e mbrojtjes Elke Hoff,u shpreh po ashtu ngjashëm si homologu ekologjist, por duhet marrë parasysh sipas saj që talibanët nuk përbëjnë një lëvizje të unifikuar.

Westerwelle: Ne nuk do të dorëzohemi para dhunës së terroristëve

Pamje nga Kabuli pas sulmeve

Pamje nga Kabuli pas sulmeve

Talibanët kishin nisur të dielën (15.04) një seri sulmesh ndaj institucioneve ndërkombëtare në Afganistan. Me një operacion të koordinuar ata kishin vënë në shënjestër krahas parlamentit edhe ambasadat dhe bazat ushtarake në Kabul dhe në tre provinca. Ambasada gjermane në Kabul nga këto sulme ka pësuar dëme. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së mbrojtjes në Kabul janë vrarë më shumë se 30 sulmues dhe tre ushtarë afganë.

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle në një konferencë për shtyp në Berlin ditën e dielë (15.04.) e dënoi rëndë sulmin duke bërë të ditur që ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë të plagosur: "Ne nuk do të dorëzohemi para dhunës së terroristëve. Ne do të punojmë edhe më tej për një të ardhme paqësore dhe të begatë të Afganistanit. Ne vazhdojmë politikën tonë të dorëzimit të përgjegjësisë së sigurisë pavarësisht nga pengesat".

Autor: dpa / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti