1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime të ashpra ndaj testeve atomike të Koresë së Veriut

26 Maj 2009

Në rast se nuk duan që negociatat të kthehen në farsë ende pa filluar mirë, të gatshme për sanksione ndaj Koresë së Veriut duhet të jenë edhe Rusia dhe Kina.

https://p.dw.com/p/HxSr
Keshilli i Sigurimit diskuton per Korene e Veriut
Sanksionet e ashpra financiare ndaj krerëve koreanoveriore kanë pasur ndikim, por tani kërkohet më tepër edhe nga Rusia dhe Kina.Fotografi: DW-Montage/picture-alliance/dpa

Koreja e Veriut njoftoi se ka kryer edhe një test me armë bërthamore. Ky test i dytë brenda një kohe të shkurtër ka shkaktuar reagime të ashpra në bashkësinë ndërkombëtare dhe është edhe temë qendrore në të përditshmet e sotme gjermane.

Fillimisht lidhur me këtë në 'Frankfurter Allgemeine Zeitung' lexojmë:

"Nuk ka dyshim: regjimi në Phenian ka vite që nuk është në gjendje të sigurojë ushqimet më të domosdoshme për popullsinë e vendit, por punon pa u lodhur për zhvillimin e armëve bërthamore dhe raketave ndërkontinentale. Dhe përkundër negociatave disavjeçare për heqjen dorë nga programi i saj bërthamor dhe disa vendimeve të Kombeve të Bashkuara për sanksione, me sa duket planet e Koresë së Veriut po duken të sukseshme. Vetëm me ofertat për bisedime nuk mund të arrihet shumë. Sanksionet e ashpra financiare ndaj elitës që udhëheq vendin pas testit të parë të kryer para dy vitesh e gjysëm nuk është se nuk kanë pasur ndikim. Të paktën për sanksione të tilla tani duhet të tregohen të gatshme edhe Rusia dhe Kina, në rast se nuk duan që negociatat të kthehen në farsë ende pa filluar mirë".

Po për të njëjtën temë nga 'Stuttgarter Zeitung' shkëpusim:

"Se sa i është afruar diktatori Kim qëllimit të tij, që të bëhet një fuqi bërthamore kjombetet të hulumtohet nga ekspertët e kësaj fushe. Sidoqoftë duhet llogaritur me rastin më të keq të mundshëm. Dhe kjo nuk do të thotë se Kim një ditë do të përdor vet bombën e tij. Më dramtike është perspektiva që Korea e Veriut do tu jap armët e saj bërthamore edhe vendeve tjera. Faktet që qysh tani ekzistojnë kontaktet me qarqe terroriste janë të pamohueshme. Bashkësisë ndërkombëtare nuk i mbetet asgjë tjetër përveçse të përmbushë edhe një herë kërkesat e presidentit Kim. Dhe nuk është çudi që Kim e do bombën e tij", thuhet në 'Stuttgarter Zeitung'.

Autor: Esat Ahmeti
Redaktoi: Pandeli Pani