1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Reagime ruse pas ndryshimit të qëndrimit të BE-së lidhur me partneritetin me Moskën

Rusia nuk kishte pritur nga BE ngrirjen e negociatave për partneritet me Moskën. Reagimet e para ruse ishin shumë të ashpra. Njëkohësisht, Moska mbron ndërhyrjen e saj në Gjeorgji.

default

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov duke folur në Moskë

Moska përshëndeti faktin se për momentin nuk do të ketë sanksione kundër Rusisë. Me sanksione konkrete në fakt askush në Moskë nuk ka llogaritur. Mihail Margelov (Michail Margelov), përfaqësues i Këshillit të federatës për raporte ndërkombëtare thotë se sot si edhe më parë është në fuqi teza e Marksit. "Politika është një shprehje e përqendruar e ekonomisë. Në këtë kuptim, sanksionet kundër nesh nuk janë në interesin e BE. “

Tepër të ngushta janë ndërlidhjet mes Rusisë dhe Evropës, veçanërisht në sektorin e energjisë. Ndërsa ish - ambasadori rus në Bruksel, Çicov kritikoi shtyrjen e negociatave për partneritet mes Rusisë dhe BE dhe shpjegoi: "Sa i përket ndërlidhjes mes këtij vendimi dhe tërheqjes së trupave nga Gjeorgjia, BE po troket në dyer të hapura. Të gjithë ushtarët rusë janë tërhequr nga territori i Gjeorgjisë. Në zonat e sigurisë ka mbetur vetëm një kontigjent paqësor, që është në harmoni të plotë me planin e presidentëve Medvedjev dhe Sarkozi."

Rusia duhet të plotësojë kushtet e BE

BE ka paralajmëruar se vazhdimi i negociatave me Rusisë varet nga tërheqja e trupave nga Gjeorgjia. Nëse Moska nuk i tërheq ushtarët nga Osetia Jugore dhe Abhazia, do të anullohet takimi mes Rusisë dhe BE i parashikuar të mbahet në mes të shtatorit. Aktualisht ushtarët rus ende janë edhe në qytetet Poti dhe Senaki.

Të hënën e ardhshme në Moskë do të udhëtojnë presidenti i radhës i BE, Nikola Sarkozi, shefi i diplomacisë Havier Solana dhe komisioneri Hose Manuel Barroso. Autoritetet ruse mbete indiferente ndaj kritikave të perëndimit. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov kumtoi se Rusia edhe më tej do të dënojë fajtorët, me qëllim që dhuna të mos kthehet më në rajon. Fillimisht do të ishte mirë që të zbatohet embargoja e armëve kundër Gjeorgjisë.

BE i ka premtuar Gjeorgjisë ndihma për rindërtimin e vendit, lehtësimin e vizave për qytetarët e saj dhe vendosjen e zonës së tregtisë së lirë.

  • Data 02.09.2008
  • Autor Karla Engelhard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F9zs
  • Data 02.09.2008
  • Autor Karla Engelhard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F9zs