1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Reagime pas sulmit izraelit ndaj disa anijeve ndërkombëtare

Pas sulmit të ushtrisë izraelite kundër disa anijeve ndërkombëtare me mallra ndihmë për Rripin e Gazës, BE e ka kritikuar sulmin si "krejt joproporcional". Reagime të ashpra për aktin izraelit erdhën nga Turqia.

default

Izraelitët dërgojnë një të plagosur në spitalin e qytetit, Haifa, (31. Maj 2010).

Gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite kundër disa anijeve ndërkombëtare me mallra ndihmë për Rripin e Gazës, u vranë 19 vetë dhe u plagosën 26 të tjerë, bëjnë të ditur mediet izraelite. BE e ka kritikuar sulmin si "krejt joproporcional".

Ankaraja bën fjalë për incident të rëndë

Nga ana e saj, Qeveria e Ankarasë e dënoi aksionin ushtarak dhe kërkoi "sqarim urgjent". Qeveria izraelite tregoi edhe njëherë tjetër, se nuk preokupohet për jetën e njerëzve dhe për iniciativat e paqes, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke. Më konkretisht: "Ky incident i rëndë mund të ketë pasoja të pariparueshme për marrëdhëniet turko-izraelite."

Tayyip Erdogan

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan

Mediat turke bëjnë të ditur se kryeministri turk, Erdogan, për shkak të incidentit në Mesdhe ndërpreu udhëtimin e tij në Amerikën e Jugut dhe ndodhet rrugës për në Ankara. Atje për gjendjen aktualisht po diskutojnë ministri i Mbrojtjes Gönül dhe ministri i Jashtëm, Davutoglu. Edhe ambasadori izraelit në Ankara u thirr në Ministrinë e Jashtme, për të kërkuar prej tij një sqarim për incidentin, u bë e ditur.

Disa nga anijet me ndihma udhëtojnë me flamur turk, midis tyre edhe anija e pasagjerëve që u sulmua "Marmara". Sipas të dhënave të kanalit televiziv turk NTV, 325 pasagjerë, me fjalë të tjera shumica e tyre, janë nënshtetas turq. Edhe tri gjermanë kanë qenë në bordin e kësaj anijeje

NO FLASH Protest in Istanbul gegen Isreals Angriff auf Hilfskonvoi

Protesta të turqve propalestinezë para konsullatës izraelite në Stamboll

.

Protesta të turqve para konsullatës izraelite

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit turk, Mercan tha në një intervistë televizive: "Nëse Izraeli do ta kishte ndërmarrë këtë aksion në ujërat e tij territoriale, e gjitha do të kishte qenë në njëfarë mase e kuptueshme. Por Izraeli e ndërmorri këtë akt në ujërat ndërkombëtare. Nëse Izraeli ka dashur të tregojë me këtë akt vendosmërinë e tij, apo nëse ka dashur të bëjë një vetëvrasje politike, kjo do të dalë në pah në ditët në vazhdim."

Në Stamboll sot u mblodhën që në mëngjes disa qindra vetë para Konsullatës së Përgjithshme izraelite, për të protestuar kundër aksionit ushtarak izraelit. Demonstrues të dhunshëm u përpoqën të hyjnë në territorin e konsullatës. Policia u detyrua t'i sprapsë ata me gaz lotsjellës dhe ujëhedhës.

Autor: Stefan Wurzel/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 31.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ndkw
  • Data 31.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ndkw