1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reagime pas publikimit të Progres Raportit për Shqipërinë

Publikimi i raportit të progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, po komentohet në mënyra të ndryshme nga analistët e medias.

Në mënyrë të veçantë ata përqëndrohen tek pjesa e papërmbushur e reformave të kërkuara nga Brukseli, për të cilat është lënë një afat deri në fund të vitit.

Kryeredaktori i të përditshmes TEMA, Enton Palushi, e konsideron progres raportin e publikuar thuajse të ngjashëm me atë të një viti më parë. Sipas tij ka një lloj ndryshimi tek pjesa politike, ku ka patur së fundi akorde mes mazhorancës dhe opozitës në miratimin e disa ligjeve të rëndësishme. Pra, shqetësimi që ka patur Komisioni Evropian për reformat në legjislacion nuk është adresuar këtë herë, thotë Palushi për DW.

Picture from Tirana to illustrate the background on the new initiative of two former Presidents of Republic in Albania. 3. Mr. Enton Palushi, political commentator at Tema newspaper speaking for DW Author: Arben Muka /DW Correspondent in Albania Time: 27.11.2010 Place: Tirana/ALBANIA

Enton Palushi

“Kam përshtypjen se ky lloj statusi i kushtëzuar është për të dhënë pak më shumë ‘karrotë' për të mos dhënë një ‘shkop'. Deri në muajin dhjetor kur pritet të mbahet mbledhja për dhënien e statusit, pasi këtë herë e kemi të kushtëzuar, më duket një kohë e shkurtër për të patur rezultate në luftën kundër korrupsionit, ose krimit të organizuar. Në fakt po ta shohësh, pesimizmi i vendeve anëtare të BE-së për zgjerimin është i madh, po t'u referohemi mediave. Kështu që edhe nëse në këtë rast kemi një lajm pak të gëzuar për Shqipërinë, në fakt nuk është i tillë, sepse edhe vendet aspirante që kanë hapur negociatat me Brukselin, kanë punuar për vite të tëra dhe nuk kanë arritur të marrin dritën jeshile për të hyrë në Bashkimin Evropian.”

Analisti Arban Hasani e konsideron si një lajm të mirë, por shumë të vonuar, miratimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për antarësim në BE. Megjithëse autoritetet u nxituan ta bëjnë kërkesën që në vitin 2009, Brukseli po tregon kujdes dhe maturi, duke kërkuar realizime konkrete nga paketa e njohur tashmë me 12 kushte, thotë Hasani për DW.

Arban Hasani, media analyst in Tirana Author: Arben Muka /DW Correspondent in Albania Time: 21.02.2010 Place: Tirana/Albania

Arban Hasani

“Shqipëria është vendi i vetëm në rajon, që e merr statusin të limituar dhe kushtëzuar. Asnjë vend tjetër më parë nuk ka patur këto lloj kushtëzimesh. Kushtëzimi, pavarësisht anës teknike, lidhet drejtëpërdrejtë me zgjedhjet politike që pritet të mbahen në vitin 2013. Ky është një fakt shumë i rëndë për shoqërinë shqiptare dhe për klasën politike të vendit tonë, pasi jemi përballë një kushtëzimi të vendosur nga BE dhe që duke se nuk do ta tolerojë më abuzimin dhe vjedhjen në votimet e vitit 2013. Këto vlerësime nga Komisioni Evropian vijnë në një moment, kur jo vetëm ka zvarritje të përmbushjes së kushteve, por kur në Shqipëri njerëz të gjallë po vetëdigjen në mes të Tiranës, që tregojnë se progresi është shumë larg dhe ky status i shumëzvarritur mund të përmbushet vetëm me zgjedhje të lira dhe demokratike”.

Deklarata pas publikimit të progres raportit të KE për Shqipërinë u bënë dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Ambassador Eugen Wollfarth, the head of OSCE Presence in Albania, Author: OSCE Presence in Albania Place: Tirana / Albania

Eugen Wollfarth

Shefi i zyrës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Wollfarth, pasi ka apeluar tek faktori politik për të bashkëpunuar, ka shprehur gatishmërinë e organizatës për mbështetje në procesin e integrimit të vendit.

“Përpjekjet e përbashkëta të vijueshme nga të gjitha kampet politike mund ta çojnë vendin përpara, në të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca e OSBE-së vijon të ofrojë mbështetje në këtë proces, bazuar në mandatin e saj”, theksoi Wollfarth.

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu e përshkroi vendimin e Komisionit Europian si dëshmi të politikave konstruktive në Shqipëri.
“Mbështesim me force përpjekjet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Theksojmë se nevojitet bashkëpunim politik në mënyrë që të përfundojnë reformat e parealizuara”, tha kryediplomati amerikan në Tiranë.

  • Data 11.10.2012
  • Autor Arben Muka
  • Fjalët kyç BE, Shqiperia
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Nv4
  • Data 11.10.2012
  • Autor Arben Muka
  • Fjalët kyç BE, Shqiperia
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Nv4