1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Reagime pas dështimit të armëpushimit në Siri

Me zhgënjim shprehet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Moon për dështimin e armëpushimit në Siri. Gjendja po keqësohet dita-ditës thekson i dërguari ndërkombëtar, Lakhdar Ibrahimi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Moon është shprehur thellësisht i zhgënjyer për dështimin e armëpushimit në Siri. Gjatë një vizite në Korenë e Jugut Ban kërkoi më shumë unitet nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me konfliktin në Siri dhe siguroi që Kombet e Bashkuara do të përpiqen edhe më tej për një mbështetje humanitare të njerëzve në nevojë në këtë vend të përfshira nga lufta civile. I dërguari special ndërkombëtar Lakhdar Brahimi foli për një gjendje që po përkeqësohet vazhdimisht. "Momentalisht nuk ka plane për stacionimin e trupave paqësore në këtë vend", tha ai në Moskë pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Në vazhdim të përpjekjve të tij, Ibrahimi vazhdon të hënën turin diplomatik me udhëtimin në Pekin. Megjithë vazhdimin e dhunës, Brahimi nuk dekurajohet. "Ne jemi të mendimit se kjo luftë civile duhet të marrë fund", citon agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Brenda pak ditësh 350 të vrarë

Pavarësisht vendosjes së armëpushimit, në Siri ka pasur përsëri luftime të ashpra ditën e dielë mes forcave qeveritare dhe kryengritësve. Sipas të dhënave të aktivistëve sirianë për të drejtat e njeriut me seli në Londër kanë vdekur të paktën 110 njerëz. Avionët luftarakë kanë sulmuar periferitë në lindje të kryeqytetit: Arbin, Harasta dhe Samalka. Gjithashtu ka njoftime për luftime edhe në qytetin Aleppo dhe në afërsi të një baze ushtarake në veri të vendit. Prej fillimit të vendosjes së armëpushimit ditën e premte të kërkuar nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lakhdar Brahimi në Siri sipas të dhënave të opozitarëve kanë vdekur të paktën 350 njerëz.

  • Data 29.10.2012
  • Autor AG/Mimoza Cika-Kelmendi
  • Fjalët kyç siria, armëpushimi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Yru
  • Data 29.10.2012
  • Autor AG/Mimoza Cika-Kelmendi
  • Fjalët kyç siria, armëpushimi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Yru