1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reagime nga Prishtina pas raportit kritik të Komisionit Evropian

Pas bërjes publike të raportit të KE, ku në pjesën për Kosovën përmendet mungesa e respektimit të rendit dhe ligjit, korrupsioni dhe krimi i organizuar, reagojnë autoritetet kosovare.

default

Kryeministri Thaçi në një takim me komisarin për zgjerimin, Oli Ren

Udhëheqësit politik kosovarë janë të mendimit se institucionet e Kosovës kanë bërë një punë të mirë, por shtojnë se janë të vetëdijshëm për obligimet që të punojnë edhe më shumë në mënyrë që Kosova në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e BE-së.

Por raporti vjetor i Komisionit Evropian, pjesa për Kosovën është kritik ndaj punës së institucineve. Aty thuhet se krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten problemet kryesore për Kosovën. Kosovës i rekomandohet që të forcojë respektimin e ligjit, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të angazhohet më shumë për dialog ndëretnik. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk dëshiron të komentojë kritikat e raportit të Komisionit Evropian, por vetëm thotë se qeveria e Kosovës ka plane ambicioze. Sejdiu: "Qeveria ka bërë punë të mirë, projekti i saj është ambicioz ndërsa nëse në rrugë e sipër ka ndonjë punë që duhet ta bëjmë ne nuk ju ikim obligimeve".

Krerët e qeverisë nga ana e tyre shprehen se do ta shqyrtojnë me kujdes raportin e Komisionit Evropian.

Dr.Hajredin Kuqi, Abgeordnete des Parlaments des Kosovo

Dr.Hajredin Kuqi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Qeveria disa herë ka theksuar se është e përkushtuar që ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar thotë Hajredin Kuqi, zëvëndëskryeministër i Kosovës: "Raportin do ta shqyrtojmë me kujdes, i kemi parasysh të arriturat por edhe lëshimet eventuale do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me mekanizmat ndërkombëtarë, ndërsa qeveria disa herë e ka theksuar se është e angazhuar që të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe çdo dukuri tjetër negative".

Kërkesa për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë sidomos në pjesët e banuara me serbë ka kohë që është pjesë e përditshmërisë në deklarimet e autoriteteve kosovare dhe atyre ndërkombëtare. Sipas analistëve kjo çështje nuk ka të bëjë me pafuqinë e organeve të rendit që të vendosin rendin dhe ligjin në këto pjesë pavarësisht kundërshtimit të serbëve, por kjo është shndërruar në pjesë të kalkulimeve politike, ku të gjithë mekanizmat dëshirojnë që të mbajnë një gjendje të qëndrueshme të sigurisë në vendbanimet serbe. Shembulli më i mirë janë bisedat e pafund ndërmjet UNMIK-ut dhe autoriteteve të Beogradit për vendosjen e misionit EULEX në vendbanimet serbe, mision ky që ka për qëllim të vendos rend dhe ligj në të gjitha rajonet e Kosovës, shpjegojnë analistët.

  • Data 31.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FlF3
  • Data 31.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FlF3