1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime nga Prishtina për zgjedhjet në Serbi

Bekim Shehu / Prishtinë21 Janar 2008

Autoritetet në Kosovë thonë se zgjedhjet në Serbi, nuk kanë ndikim në zhvillimet rreth Kosovës dhe si të tilla nuk do të ndikojnë në zgjidhjen e statusit final.

https://p.dw.com/p/CvSu
Fatmir SejdiuFotografi: AP
Udhëheqësit më të lartë në Kosovë, i kanë cilësuar zgjedhjet presidenciale në Serbi si zhvilllime të një vendi fqinj, që nuk kanë kurrfarë ndikimi në Kosovë. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, thotë se Kosova ka rrugën e saj, se ajo do të bëhet shumë shpejt vend i pavarur dhe se do të ngrejë marrëdhënie të mira me vendet fqinjë, përfshirë edhe Serbinë. Qeveria e Kosovës është shprehur se është e drejtë legjitime e Beogradit, që të interesohet për serbët e Kosovës, mirëpo sa i përket statusit final, Serbia nuk mund të ndikojë në vendimin për pavarësinë e Kosovës. Qytetarët e Kosovës që janë anëtarë të komunitetit serb, morën pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, pasi i bojkotuan më parë zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në Kosovë. Ata thonë se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e institucioneve kosovare, të cilat sipas tyre kanë qëllim kryesor pavarësinë e Kosovës.