1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reagime nga Prishtina ndaj rezolutës së re të OKB-së për Kosovën

Në Kosovë u mirëprit miratimin e rezolutës së unifikuar të BE-së dhe Serbisë nga Asambleja e Përgjithshme. Ata thonë se OKB legjitimoi politikisht mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

default

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se miratimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së i rezolutës së Bashkimit Evropian dhe Serbisë për Kosovën është legjitimim i mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila u shpreh në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kuçi: Çështja e Kosovës kalon nga Kombet e Bashkuara tek Bashkimi Evropian

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci, thotë se me miratimin e rezolutës çështja e Kosovës kalon nga Kombet e Bashkuara tek Bashkimi Evropian.

Hajredin Kuci

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi

“Eshtë një legjitmim politik i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në këtë drejtim e këmi mirëpritur angazhimin e SHBA-së të BE-së dhe shteteve të tjera në këtë drejtim”, thotë Kuci.

Këtë deklaratë zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuçi, e bëri pas një takim,i që zhvilloi në Prishtinë me kryesuesin këshillit në Parlamentin Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan. Ky i fundit thotë se dialogu Prishtinë-Beograd është shumë i nevojshëm dhe vetëm nëpërmes dialogut mund të ketë stabilitet në rajonin e Ballkanit.

“Tash të dyja palët kanë mundësi dhe kanë një bazë që të angazhohen për dialog, i cili në një term afatgjatë do të krijojë një normalizim të situatës në këtë rajon. Prishtina dhe Beogradi duhet vetë të indentifikojnë çështjet, për të cilat duhet të bisedojnë dhe ndihma evropiane në këtë drejtim nuk do të mungojë”, thotë Eduard Kukan.

Zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuçi nga ana e tij thotë se bisedimet Prishtinë- Beograd tash pas miratimit të rezolutës nga Kombet e Bashkuara mund të cilësohen vetëm të një karakteri ndërshtetëror.

“Nënkupton bisedime ndërmjet dy shteteve sovrane dhe bisedime të një karakteri ndërshtetëror. Në këtë drejtim ne jemi të qartë, ndërsa koha e biseda dhe çështje të tjera janë çështje, që do t'i diskutojmë edhe brenda institucioneve të Kosovës dhe me partnerët ndërkombëtarë”, thotë zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuçi.

Analistët nuk i shohin të lehta bisedimet

Ilir Deda

Ilir Deda, analist i pavarur në Kosovë

Mirëpo, analistët nga ana e tyre, nuk i shohin të lehta bisedimet Prishtinë-Beograd. Ilir Deda, analist i pavarur thotë se në këto biseda çështja me e ndjeshme do të jetë veriu e Kosovës.

“Serbia i ka synimet e saja se çfarë dëshiron nga ky dialog, Bashkimi Evropian në të njejtën kohë i ka synimet e tij, ndërkohë edhe Prishtina duhet të ketë synimet e saja. Në këtë mes pikësëpari Kosova duhet të harmonizojë qëndrimet në Prishtinë. Nga këto biseda mund të pritet deri të një rritje e avancimit të të drejtave të komuniteteve. Por nëse dilet jashtë kornizës së pakos së Marti Ahtisarit, atëherë duhet të rinegociohet tërë pakoja e jo të ketë modifikime parciale e këtu e potencojë një avancim i statusit të veriut të Kosovës”, thotë Ilir Deda.

Përfaqësues të partive opozitare nga ana e tyre thonë se qeveria e Kosovës duhet të hartojë një axhendë të saktë, se për çfarë duhet biseduar me Serbinë. Sipas tyre çdo bisedim i mundshëm për një status special për veriun e Kosovës do të rrënonte gjithë atë çfarë është arritur deri tash në Kosovë.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P94s
  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P94s