1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reagime nga Kosova pas nënshkrimit të MSA me Serbinë

Në Kosovë akti i nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizimit Asocimit të BE-së me Serbinë është pritur pozitivisht. Qeveria e Kosovës, vlerësojnë se BE-ja ka qasjen e duhur ndaj vendeve të rajonit të Ballkanit.

default

Prishtina, Parlamenti

Autoritetet në Prishtinë, e vlerësojnë pozitivisht nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së. Ata thonë se me këtë marrëveshje mund të krijohet një frymë e re bashkëpunimi dhe mirëkuptimi edhe me vendet e rajonit të Ballkanit, ndërsa, qasjen e BE-së ndaj vendeve të rajonit ata e cilësojnë një qasje të mirë. Hajredin Kuqi, zëvëndëskryeministër i Kosovës vlerëson: "Integrimet proevropiane të kujtdo, përfshirë edhe të Serbisë në këtë rast, nuk sjellin të këqija për rajonin, por përkundrazi krijojnë frymë të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit në mes popujve dhe në mes shteteve."

Optimizëm se Serbia do t'i kontribuojë stabilitetit të Ballkanit

Analistët e pavarur nga ana e tyre, thonë se nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizimit Asocimit të BE-së me Serbinë padyshim që është një hap pozitiv për rajonin. Ata thonë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Serbia do t'i kontribuojë edhe stabilitetit të Ballkanit, ndërsa, është e detyruar të plotësojë kriteret politike, ekonomike e juridike të BE-së.

Në këtë linjë, përmes këtyre kritereve, Serbia edhe do ta pranojë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, natyrisht nëse ne zgjedhjet e 11 majit do të vijnë në pushtet forcat demokratike. Driton Lajqi, analist i pavarur thotë se nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së, në kohën e fushatës paraelektorale në Serbi, është një tregues i qartë se BE-së dëshiron të ndihmojë që në pushtet në Serbi të vijnë forcat demokratike proevropiane dhe të njejta forca ta vazhdojnë gradualisht integrimin e Serbisë në BE."

Megjithatë autoritetet në Prishtinë, nuk besojnë se BE-ja mund të bëjë kompromise me Serbinë në raport me Kosovën. Ata thonë, se tashmë Serbia dhe Kosova janë dy shtete të ndara të njohura ndërkombëtarisht dhe pikëtakimin ato mund ta kenë vetëm në proceset integruese rajonale dhe në Bashkimin Evropian.

  • Data 30.04.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DrIA
  • Data 30.04.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DrIA