1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reagime nga Kosova pas hapjes së zyrës së qeverisë serbe në veriun e Kosovës

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, e ka shpallur të paligjshme hapjen e një zyre të qeverisë së Serbisë në pjesën veriore të Kosovës.

default

Joakim Ryker

Ryker u shpreh të martën se autoritetet e Beogradit e kanë shkelur rezolutën 1244 dhe këtë rast Rycker, do ta përfshijë në raportin e tij për Kosovën që do të diskutohet me 19 dhjetor në KS-it. Nga Prishtina, Bekim Shehu.

Autoritetet ndërkombëtare dhe ato të Kosovës, e kanë kundërshtuar fuqishëm hapjen e një zyreje të qeverisë së Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Ministria për Kosovën e Qeverisë së Serbisë e ka hapur këtë zyrë pa njoftuar UNMIK-un dhe kjo ka bërë që shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, ta shpallë atë mënjëherë të paligjshme. "Këtë nuk e lejon korniza kushtetuese e cila bazohet në rezolutën 1244. Pra autoritetet e Beogradit e kanë shkelur me forcë këtë rezoltë. Unë këtë rast do ta raportojë në zyrën ligjore të OKB-së në Nju Jork dhe poashtu në grupin e kontaktit", thotë Joakim Rycker. Ndërsa presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u shpreh se qeveria e Serbisë vazhdon të bëjë provokime që nuk sjellin stabilitet.

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, më datën 19 dhjetor do të raportojë në KS-it, për zhvillimet në Kosovë. Ai ka thënë se në raportin e tij do ta përfshije veprimin ilegal që ka bërë qeveria e Serbisë me hapjen e zyres së saj në pjesën veriore të Kosovës dhe poashtu sulmin që i është bërë atij dhe komandantit të KFOR-it, ditë më parë gjatë një vizite nga banorët serb të fshatit Gorazhdevc të Pejës.

  • Data 11.12.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaKU
  • Data 11.12.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaKU