1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Reagime nga Berlini për pranimin e Palestinës në UNESCO

Gjermania ishte kundër, por ishte me votën e saj në anën e pakicës: të hënën (31.10.) kur Palestina u pranua si anëtare me të drejta të plota në UNESCO. Në shenjë proteste SHBA-të, do të ndërpresë kontributet për UNESCO.

Gernot Erler (SPD)

Gernot Erler (SPD)

Gjermania është në mesin e 14 vendeve të clat të hënën (31.10.) votuan kundër pranimit të Palestinës, si anëtare me të drejta të plota në UNESCO. Argumeti i qeverisë gjermane: kërkesa për pranim në UNESCO i del përpara procedurës për pranimin e Palestinës në Kombet e Bashkuara, procedurë në të cilën aktualisht po punohet në KS të OKB-së. Përveç kësaj, ekziston rreziku që bisedimet edhe ashtu të vështira që kanë nisur nën ndërmjetësimin e Kuartetit të Lindjes së Mesme, të ngarkohen edhe më shumë, thuhet në ministrinë e Jashtme në Berlin. Qeveria gjermane e cila përdor argumentet e njëjta sikurse qeveria amerikane zgjidhjen e sheh në rifillimin e shpejtë të negociatave të drejtpërdrejta në mes të izraelitëve dhe palestinezëve në bazë të planit të Kuartetit.

Megjithatë mënyrën se si ka votuar qeveria gjermane nuk mund ta kuptojë Gernot Erler, përgjegjësi për politikën e jashtme i socialdemokratëe (SPD) në opozitë: "Arsyeja nuk më bind kur thuhet se për momentin në KS të OKB-së po bisedohet nëse do të pranohet Palestina në Kombet e Bashkuara. Kjo për faktin se Gjermania është shprehur shumë më herët se do të votojë kundër."

Wolfgang Gehrcke

Wolfgang Gehrcke

Partia Socialdemokrate (SPD) dhe Të Gjelbërit janë gjithashtu të shqetësuar, pse anëtarët evropianë të UNESCO nuk ishin unik në votimin e tyre. Bashkimi Evropian "dha imazhin e përçarjes, e cila është për keqardhje," tha zëdhënësja e politikës së jashtme e të Gjelbërve në Bundestag, Kerstin Müller. Përgjegjësinë kryesore për këtë e mban qeveria gjermane. Fillimisht në diskutim ishte një abstenim nga të gjitha vendet e BE-së, në fund evropianët votuan secila sipas dëshirës. Gjermania ka dështuar edhe njëherë si fuqi udhëheqëse në Evropë, kritikoi politikani socialdemokrat Gerlot Erler.

"Çfarë mund të mendohet për një BE e cila shpërndahet në këtë mënyrë kur bëhet fjalë për një çështje të tillë? Kjo ndodh për shkak të mungesës së vullnetit të qeverisë federale, për të siguruar këtu një votim unik."

Merkel dhe Abbas, Berlin- maj 2011

Merkel dhe Abbas, Berlin- maj 2011

Ndër mbështetësit evropianë të kërkesës palestineze ishin Franca, Spanja dhe Austria, ndërsa kundër përveç Gjermanisë votuan Suedia, Holanda dhe Republika Çeke. Erler shpreh frikën se për shkak të qëndrimit të djeshëm jounik (31.10.) Evropa do të humbasë ndikimin e saj si aktor në procesin e paqës në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër zëdhënësi për politkën e jashtme i grupit parlamentare "E Majta", Wolfgang Gehrcke, e vlerësoi pranimin e palestinëzeve në UNESCO si një sinjal pozitiv për procesin e paqës në Lindjen e Mesme."Turpërues është vetëm fakti që Gjermania votoi kundër", tha Gehrcke. Sipas tij, politika e qeverisë gjermane ndaj Lindjes së Mesme po bëhet gjithnjë e më hutuese.

Autor: Nina Werkhäuser / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama