1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reagime në Serbi për strukturat paralele serbe në Kosovë

Kërkesat e institucioneve të Prishtinës për heqjen e strukturave paralele serbe në Kosovë kanë shkaktuar reagime të shumta në Beograd. Por reagimet e politikanëve dhe analistëve dallojnë.

Koordinatori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiç

Koordinatori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiç

Politikanët serbë janë të mendimit se insistimi i institucioneve të Kosovës për eliminimin e strukturave paralele mund të sjellë edhe deri në konflikte të armatosura, me shpjegimin se kjo nuk mund të realizohet vetëm me apele politike. Ish - koordinatori i Serbisë për Kosovën, Nebojsha Çoviq shprehet:

"Shpresoj se këtë nuk do ta lejojë as bashkësia etnike serbe, sepse alternativa tjetër është konflikti i ri. Por mendoj se konflikti i ri nuk u sjell asgjë të mirë bashkësive etnike në ato hapësira dhe as vendeve të rajonit."

Institucionet në Prishtinë kanë bërë të ditur se kundër strukturave paralele nuk do të përdoret dhuna, por theksojnë se janë të gatshme për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Koordinatori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiç pohon se nuk do të ketë ndërhyrje të dhunshme, sepse institucionet serbe në Kosovë kanë probleme të shumta të brendshme.

"Dobësimi i Beogradit e bën të pakuptimtë ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës, të cilat nuk kanë nevojë të rrezikojnë ashpërsimin e situatës. Konfliktet ushtarake apo demonstratat e mëdha politike do të dëshmonin se bashkësia ndërkombëtare nuk është në gjendje ta udhëheqë Kosovën".

Dushan Janjiçi është i mendimit se zhvillimet e fundit në vendbanimet serbe dëshmojnë se atje është transferuar lufta e brendshme e partive politike në Serbi, që sipas tij, është më e rëndësishme se vetë Kosova.

"E quaj të mundur që ata, të cilët udhëheqin strukturat paralele në veri, e madje edhe në pjesën qendrore të Kosovës, tani flasin për gjoja cënimin e serbëve dhe mund të bëjnë përpjekje që përmes ndonjë konflikti, për shembull në Shtrpce, Novobërd apo në Mitrovicë, të justifikojnë ekzistencën e tyre."

Autor: Ivica Petrovic/ Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 06.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LMdx
  • Data 06.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LMdx