1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reagime kontradiktore në Beograd ndaj vendimit të Hagës

Tribunali i Hagës dënoi dy ish oficerë të forcave serbe me burgim të përjetshëm dhe pesë të tjerë me pesë deri 35 vjet heqje lirie për shkak të genocidit në Srebrenicë. Vendimi u përcoll me reagime të ndryshme në Serbi.

Beograd

Beograd

Si çdo vendim tjetër i Tribunalit të Hagës, edhe shqiptimi i vendimeve kundër të akuzuarve për gendocid dhe krime në Srebrenicë ka shkaktuar reagime kontradiktore në Beograd. Skena politike është e ndarë, ndërsa analistët mendojnë se vendimi mund të jetë fillimi për mirëpajtimin mes popujve.

Opozita serbe pohon se në Srebrenicë nuk ka pasur ndonjë gjenocid dhe se Tribunali i Hagës është një institucion politik, dorë e zgjatur e Perëndimit, që ka për qëllim denimin e serbëve dhe Serbisë. Partia radikale është e mendimit se vendimi i fundit i Tribunalit paraqet një frut të hidhur të Deklaratës së Parlamentit serb, i cili para ca kohe ka dënuar krimet në Srebrenicë. Sipas tyre, Serbia ka marrë përgjegjësinë për diçka që në fakt nuk ka ndodhur.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

E një mendimi krejt tjetër, është Partia Demokratike e presidentit serb Boris Tadiq. Kjo parti pohon se kurrë nuk ka kontestuar vendimet e Tribunalit të Hagës. Partia Demokratike nënvizon se ajo e ka inicuar dhe e ka mbështetur nxjerrejn e Deklaratës për denimin ekrimeve në Srebrenicë.

Tribunali i Hagës edhe në vendimet e mëparshme ka konstatuar se në Srebrenicë është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, pohon për Deutsche Wellen, drejtoresha e Inciativës së të rinjve për të drejtat e njeriut Maja Stojanoviq. Ndërkohë që vendimet e fundit janë një hap tjetër me të cilin dëshmohet se në planifikimin dhe kryerjen e këtij gjenocidi ka qenë i përfshirë një numër më i madhe personash. Maja Stojkanoviq, megjithatë nuk mendon se vendimi i djeshëm i Tribunalit do të ndikojë në ndryshimin e mendimit të atyre që duan të relativizojnë peshën e këtyre krimeve. Prandaj forcat demokratike duhet të fokusohen tek faktet dhe jo vlerësimin e institucioneve ndërkombëtare.

„Duhet të promovohet fakti që me këtë vendim janë konfirmuar të dhënat për ekzistencën e krimeve dhe këtë duhet ta bëjë në radhë të parë Partia Demokratike. Krimi i parë është vrasja e njerëzve, ndërsa i dyti deportimi. Këto fakte duhet të theksojnë partitë për të cilat më të rëndësishme janë faktet se sa demagogjia politike.“

Gra myslimane nga Srebrenica protestojnë

Gra myslimane nga Srebrenica protestojnë

Shoqata "Nënat e Srebrenicës" është e pakënaqur me ashpërsinë e vendimeve. Tribunali i Hagës shikohet në disa qarqe si institucion që mund të ndikojë në pajtimin mes popujve në hapsirat e ish - Jugosllavisë. Por Maja Stojanoviq paralajmëron se ky institucion juridik në radhë të parë e ka për detyrë të dënojë ata që kanë bërë krime: „Institucionet dhe organizatat politike në rajon e kanë për detyrë të punojnë që konfliktet e tilla të mos përsëriten dhe të vazhdojë procesi i pajtimit. Vendimet e Tribunalit të Hagës mund të jenë vetëm bazë për rivendosjen e besimit në rajon dhe përfundimin më të shpjetë të këtij procesi“, thotë Stojanoviq.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 12.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Np7g
  • Data 12.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Np7g