1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Reagime gjermane për vrasjen e Benazir Butos

Presidenti Musharraf duhet t'ia dalë mbanë që t'i qetësojë gjakrat në vend, sepse Pakistani gjendet në prag të anarkisë.

default

Benazir Bhutto

Vrasja e udhëheqëses opozitare pakistaneze, Benazir Buto shkaktoi shok dhe keqardhje edhe në Gjermani. Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu keqardhjen dhe tronditjen e saj për vrasjen e Butos dhe e dënoi ashpër këtë akt terrorist.

Kryetari i komisionit parlamentar për politikën e jashtme, Ruprecht Polenz (CDU) tha se Pakistani gjendet në prag të anarkisë. Duke shpresuar se apelet e presidentit Musharraf do të ndikojnë në qetësimin e gjendjes Polenz theksoi: “Musharrafi duhet t'ia dalë mbanë që t'i qetësojë gjakrat. Shumë e rëndësishme është që ai t'i sigurojë pakistanezët në mënyrë të besueshme se do të bëhet gjith‡ka për sqarimin e këtij krimi. Ndoshta edhe me ndihmë nga jashtë në rast se Pakistani nuk mundësitë dhe teknikën e nevojshme."

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer u shpreh për një goditje të rëndë për lëvizjen e demokracisë në Pakistan. Ministria gjermane e Punëve të Jashtme u rekomandon qytetarëve që deri në sqarimin e gjendjes të mos shkojnë për vizitë në Pakistan.

  • Data 28.12.2007
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ChZ5
  • Data 28.12.2007
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ChZ5