1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Reagime gjermane për situatën në Maqedoni

Deputetët gjermanë Gernot Erler dhe Roderich Kießewetter janë të mendimit se partitë politike në Maqedoni nuk duhet të punojnë vetëm për interesat e veta, por për intersat e shtetit të tyre.

Bilder zu den Wahlen in Mazedonien Aufnahmedatum: 5.6.2011 Aufnahmeort: Skopje, Mazedonien Bild: MIA

Pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle në Maqedoni, në Berlin është shtuar vëmendja për gjendjen në këtë vend dhe krizën në prag të zgjedhjeve lokale. „Ne të gjithë dëshirojmë lajme të mira nga Maqedonia, për zgjidhjen e krizës së brendshme politike si dhe krizës me Greqinë fqinje rreth emrit. Për shkak të këtyre problemeve është shumë e mundur që Maqedonia do të detyrohet të presë edhe më shumë fillimin e negociatave për anëtarësim në BE", pohon socialdemokrati Gernot Erler, në një deklaratë për Detusche Welle-n.

Ndërsa deputeti i unionit konservator CDU/CSU Roderich Kießewetter mendon se "bojkoti i zgjedhjeve lokale nuk është sinjal i mirë. Partitë politike duhet të heqin dorë nga interesat e tyre për të mirën e vendit". Partitë, sipas tij, nuk duhet ta shikojnë njëra-tjetrën si kundërshtare në çështjet më të rëndësishme për vendin, por duhet të bashkëpunojnë.

Të mos humbasë shansin në procesin e afrimit me BE-në


Lidhur me paralajmërimet e opozitës se do të bojkotojë zgjedhjet lokale, Erler shprehet se "nuk ka asnjë ligj, i cili thotë se zgjedhjet janë jolegjitime në qoftë se ato bojkotohen prej një numri të caktuar të partive politike. Kjo është ana juridike, ndërsa pyetja politike është: cili është dëmi i konfliktit në Maqedoni në qoftë se ky vend e humbet shansin në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian?"

Ndërsa Roderich Kießewetter vëren se bojkoti nuk është sinjal i mirë, sepse kjo do ta dëmtonte idenë që votuesit në zgjedhje duhet të vendosin për partitë që duhet ta qeverisin vendin. Kur merren parasysh grindjet mes partive, që janë aktualisht në pushtet dhe në opozitë, shtrohet pyetja sa racional është krijimi i një partie të re politike, e cila do të kishte mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

„Me këtë çështje duhet të jemi të kujdesshëm, sepse në çdo vend mund të krijohen parti të ndryshme politike. Por është kontestuese nëse krijimi i një partie të re politike do t'i ndihmonte vendit të dalë nga kriza dhe konfrontimet. Kjo është e vështirë të vlerësohet nga distanca e tanishme kohore dhe është e vështirë të parashikohet", thekson Erler.

Der Bundestagsabgeordnete Gernot Erler (SPD) spricht am Freitag (21.01.11) in Berlin im Bundestag. Das Parlament befasst sich mit dem Aufbau in Afghanistan. Foto: Axel Schmidt/dapd

Gernot Erler


„Kjo do të ishte një këngë e vjetër me një zë të ri. Një parti e re nuk mund të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve. Problemi është tek njerëzit, institucionet dhe partitë, të cilat nuk gjejnë interes të përbashkët për bashkëpunim. Qeveria dhe opozita duket se nuk duan të fillojnë zgjidhjen e përbashkët të problemeve, mendon Kießewetter. Ai vë në dukje se as vet anëtarësimi në BE nuk do t'i zgjidhte problemet. Por mundësia e anëtarësimit nuk është një fjalë e boshe politike. Ndërsa zhgënjimet shtohen, kur populli e sheh se debatet nuk po e çojnë vendin përpara në këtë proces.

Dalja nga qorrsokaku


Për seriozitetin e krizës politike në Maqedoni flet edhe anulimi i vizitës së Komisionerit për Zgjerimin e BE, Stefan Fülle. Po a do të thotë kjo se raporti i ardhshëm i Komisionit të BE-së për Maqedoninë do të jetë negativ?
„Është e qartë se situata politike është në qorrsokak. Mendoj se ekzistojnë dy probleme: problemet me Greqinë rreth emrit dhe bllokada e brendshme politike. Për Maqedoninë këto probleme duhet patjetër të tejkalohen", thotë Gernot Erler.

Ndërsa Kießewetter mendon se Maqedonia e ka vet përgjegjësinë për të ardhmen e saj. „Ndaj për Maqedoninë është shumë me rëndësi që të gjejë zgjidhje të shpejta. Paritë politike kanë përgjegjësi të mëdha dhe duhet të punojnë për interesat e vendit dhe qytetarëve të tyre. Ato duhet ta bindin popullin se po punojnë për të mirën e vendit. Partitë nuk duhet të punojnë vetëm për interesat e veta", thekson ai.