1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime për marrëveshjen në Maqedoni

Fatos Musliu16 Korrik 2015

Në Maqedoni kanë vazhduar debatet lidhur me marröveshjen e arritur midis katër liderëve të partive më të mëdha për daljen nga kriza politike.

https://p.dw.com/p/1G05G
Fotografi: MIA

Lëvizja Besa thekson se shqiptarët dolën humbës me marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE-së. Kjo krizë politike ishte një mundësi që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, që u gjetën në tryezën e bisedimeve edhe para faktorit ndërkombëtar t'i artikulojnë problemet shqiptare në Maqedoni, por edhe kësaj here ata dështuan.

“Nuk kemi asnjë garancë që do të ridefinohet apo reformohet sistemi që e prodhoi Gruevskin dhe e bëri Maqedoninë të jetë ashtu siç është tani me të gjitha sistemet e shkatërruara që nga ai drejtësisë, i sigurisë, medial, social, ekonomik e kulturor”.

Partia e ish-kryeministri Ljupço Georgievski VMRO Popullore vlerëson se është dashur që në kuadër të kësaj marrëveshjeje të inkorporohen edhe propozime për ndryshime ligjore që do të garantonin ndryshime rrënjësore në sistemin gjyqësor dhe në atë zgjedhor.

“Gabim i madh strategjik është fokusimi kryesisht te ndryshimet e personave të caktuar në qeveri. Gjithashtu, një ‘vrimë e zezë' e marrëveshjes do të jetë institucioni i vetos, i cili do të shkaktojë bllokada në të ardhmen kur do të duhet të realizohen pikat e marrëveshjes” , thuhet në reagimin e VMRO-Popullore.

Sela: Ku mbetën kërkesat e shqiptarëve

Lëvizja për Reforma në PDSH thotë se është e radhës që para Zaevit dhe Gruevskit t'ua urrojmë arritjen e marrëveshjes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

Mazedonien Menduh Thaci
Fotografi: DW/P. Stojanovski

“Nuk është për t'u habitur aspak që shohim nënshkrimet e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit dhe aspak të pörmenden partitë që përfaqësojnë. Siç duket ato përfaqësojnë vetëm veten e tyre dhe interest e tyre dhe aspak forma të organizimit politik, se popullin shqiptar jo se jo, moti e kanë harruar”, thuhet në reagimin e LR-PDSH.

Pretendimet se marrëveshja ka anashkaluar kërkesat shqiptare janë kundërshtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila thotë se marrëveshja kishte të bënte vetëm me një pikë të marrëveshjes paraprake të 2 qershorit, atë për fomrimin e qeverisë së re, ndërsa pikat tjera ku janë edhe çështjet shqiptare nuk janë diskutuar meqë për to tashmë ka marrëveshje.

“Të gjithë pikat e tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike, me zbatimin e plotë të MO-së, me marrëdhëniet me fqinjët, Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Greqinë, si dhe integrimi euro-atlantik, zgjidhjen e çështjes së emrit dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, janë pjesë përbërëse e marrëveshjes bazë të 2 qershorit",ka deklaruar Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

A është marrëveshja e imponuar?

Mazedonien Vermittlungsgespräche
Fotografi: DW/F. Musliu

Analistët politikë kanë dalë me qëndrime të ndara rreth marrëveshjes së arritur mes katër liderëve politikë dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë. Ata e shohin marrëveshjen nga kënde të ndryshme, ndërsa thonë se prioritet në të i është dhënë organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta. E gjithë intenca e BE-së ka pasur për qëllim që kjo marröveshje të mundësojö organizimin e zgjedhjeve demokratike dhe objektive. Është e qartë se reformat për të cilat ishim shumë të zëshëm, kanë ngelur në plan të dytë, thotë analisti Jove Kekenovski.

“Në çdo rast bëhet fjalë për një marrëveshje të imponuar sepse u pa qartë se mungon vullneti politik te liderët tanë dhe s'kishte kapacitet politik që të zgjidhen gjithë ato probleme të grumbulluara. Prandaj u desh të ndërhyjë BE-ja dhe SHBA-të.Ka një rregull që thotë se negociatat janë të suksesshme kur asnjëra palë nuk del e kënaqur në fund”, shprehet Kekenovski.

Zbatimi i marrëveshjes të kontrollohet nga ndërkombëtarët

Njohësit e çështjeve politike vlerösojnë si gjë të mirë gjetjen e kompromisit për arritjen e marveshjes por megjithatë shprehen skeptik se si do të realizohet ajo.

“Nuk e di se çfarë rezultati do të japö kjo marveshje, sa është procesi i kontrolluar nga ndërkombëtarët, nëse ky i fundit është në nivel atëherë mund të them se të gjitha partitë janë të barabarta para zgjedhjeve. Këtu është bërë kompromis, do të thotë që asnjëra palë nuk është e kënaqur, por kanë gjetur disa pika dhe kanë rënë dakord për të dalë nga kriza”, vleörson analisti Albert Musliu.

Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për Hartimin e Politikave, thotë se marrëveshja do të respektohet dhe se garancë për këtë janë SHBA-të dhe Bashkimi Evropian.

“Ishte me rëndësi që dy palët të ndjehen si fituese dhe kjo u arrit, që besoj se është shumë me rëndësi. Pra, partitë nuk e shohin veten si humbëse nga ajo për të cilën janë marrë vesh. Kjo na e hap rrugën tonë për vazhdimin e procesit të eurointegrimit, që rrezikohej në rast të dështimit të bisedimeve”, thotë Bozhinovski.

Nga prokurori special pritet shumëçka

Profesori universitar, Mersel Bilalli, thotë se realisht çështje kyçe që vlen në këtë marrëveshje është emërimi i prokurorit special, i cili do të duhet t'i hulumtojë dhe procesuoj të gjitha dyshimet që i kemi dëgjuar nga bisedat e përgjuara.

“Me këtë marrëveshje ndodhin dy procese, e para- relaksimi i opinionit i cili me tensionim këto muaj ka përcjell çdo gjë politike. E dyta- hapet një faqe e re në ambientin e gjithmbarshëm politik në Maqedoni. Emërimi i prokurorit special, do të shkaktoj dridhje serioze dhe epilogje interesante në ambienti politik të Maqedonisë”, thotë Bilalli.

Profesori universitar i së drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu, vlerëson se termet që janë përdorur në marrëveshje shkaktojn huti në opinion sepse në te ka terminologji e cila përdoret për herë të parë në vendin tonë.

“Termi “Kryeministër i përkohshëm”, nuk ekziston në Kushtetut, andaj do të ketë problem të madh që të zbatohet nga institucionet përgjegjëse.Poashtu edhe termi “Ministër teknik” me të drejtë të vetos është tepër diskutabil, pasi ministrat të cilat udhëheqin me resorët e tyre kanë të drejtën e vetme ligjore me çka nuk mundet që dikush tjetër të përdorë të drejtën e vetos”, vlerson profesor Osman Kadriu.Ai më tej ka sqaruar se termet që përdoren në këtë marrëveshje do të hapin shumë dilema dhe çështje të cilat askush nuk mund ti parashikojë. Sipas tij, nëse këto terme nuk modifikohen atëherë duhet të intervenohet në vetë Kushtetutën.

Hap i parë i realizimit të një pikës nga marveshja në praktik është 1 shtatori kur opozita maqedonase duhet të kthehet në parlament.