1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

RDGJ: Puna me detyrim e ish-të burgosurve

Kompanitë perëndimore përfitonin nga pagat e ulëta në RDGJ. Puna e të burgosurve qe e planifikuar në planet ekonomike të RDGJ. Në mes të viteve 1980 nga radhët e të burgosurve kishte rreth 20.000 të punësuar.

Katalog u Quelle-s 1970, prodhime të RDGJ për BRD

Katalog u Quelle-s 1970, prodhime të RDGJ për BRD

Historia filloi me akuzat ndaj firmës suedeze të mobiljeve Ikea, se në fabrikat e saj në ish RDGJ kanë punuar me detyrim ish-të burgosur të regjimit gjermano-lindor. Në fillim të majit (05.02.2012) kanali televiziv suedez SVT transmetoi një reportazh, në cilin ishin intervistuar ish-të burgosur gjermano-lindorë. Sipas tyre deri në rënien e murit të Berlinit në vjeshtën e vitit 1989 Ikea ka prodhuar mobilje në burgjet gjermano-lindore, madje edhe në burgje ku mbaheshin të burgosur politikë.

Puna me detyrim e të burgosurve në Gjermaninë Lindore për një kompani perëndimore nuk është një rast i izoluar, por praktikë e zakonshme. Jo vetëm Ikea, por edhe shumë kompani gjermane kanë përfituar prej kësaj lloj pune. Në Gjermaninë Lindore të gjithë të burgosurit ishin të detyruar të punonin. "Punët më të vështira dhe të qelbura i bënin të burgosurit. Këto ishin punë që nuk donte t'i bënte askush tjetër, punë nën kushtet më të këqija", thotë Steffen Alisch i shoqatës kërkimore për regjimin e SED.

Hildigund Neubert, e ngarkuara e landit të Turingjisë për dosjet e Stasit

Hildigund Neubert, e ngarkuara e landit të Turingjisë për dosjet e Stasit

Sipas të dhënave të gazetarëve, për Ikean kanë punuar 65 fabrika në Gjermaninë Lindore. Megjithatë nuk dihet se cili ka qenë raporti i atyre që i nënshtrohenin punës së detyruar në fabrikat e prodhimit të mobiljeve.

Megjithatë, ajo që dihet është se puna e detyruar ishte pjesë e përheshme e planifikuar në planet ekonomike të RDGJ. Në mes të viteve 1980 nga radhët e të burgosurve kishte rreth 20.000 të punësuar.

Katalog u Quelle-s 1970, prodhime të RDGJ për BRD

Katalog u Quelle-s 1970, prodhime të RDGJ për BRD

Puna e të burgosurve përbënte "vetëm" një për qind të prodhimit industrial, por sipas të ngarkuarës së landit të Turingjisë për dosjet e Stasit, Hildigund Neubert, "RDGJ nuk donte të hiqte dorë nga kjo 1%". Në një intervistë me DW Neubert Hildigund, tha: "Kur bëheshin amnesti me rastin e përvjetorëve të RDGJ, ministritë ankoheshin, sepse kishin frikë se pa punën e të burgosurve, nuk mund të realizohej plani." Për punën e tyre, të burgosurit merrnin vetëm një lëmoshë. Megjithatë sipas Neubert përgjegjësitë individuale të firmave perëndimore janë të vështirë të përcaktohen. Prandaj, do të ishte mirë nëse kompanitë që kanë përfituar nga biznesi i pistë i shfrytëzimit të fuqisë punëtore të të burgosurve të ndihmojë duke bërë donacione për fondacione të ndryshme.

Kompanitë perëndimore përfitonin nga pagat e ulëta në RDGJ. Por meqë zyrtarisht regjimi i RDGJ nuk donte të pranonte se kishte ndonjë lidhje sidomos me RFGJ përdorte një metode të komplikuar dhe të tërthortë "shkëmbimi".

Katalog u Quelle-s 1970, prodhime të RDGJ për BRD

Katalog u Quelle-s 1970, prodhime të RDGJ për BRD

P.sh. nëse firma gjermano-perëndimore "Quelle" kërkonte 10000 makina larëse, kjo diskutohej dhe vendosej në Komisionin qendror të Planit të Shtetit. Më pas vendimi i kalonte ministrisë përkatëse dhe nga atje ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme. Këto ndërmarrje nuk prodhonin, por vetëm ishin përgjegjëse për shitjen e mallrave. Pra këto ndërmarrje merrnin prej ndërmarrjeve gjermano-lindore të prodhimit 10.000 lavatriçet e parashikuara në planin e eksportit, por emri i firmës "Quelle" nuk përmendej. Ndërmarrjet e tregtisë së jashtme i shisnin më pas mallrat në tregun e huaj.

Panairi i Lajpcigut ishte një pikë e rëndësishme takimi. Sipas të dhënave të gazetares Anne Worst biznes me RDGJ kanë bërë rreth 6000 firma gjermano-perëndimore, si p.sh. Quelle, Neckermann, Salamander, Beiersdorf, Varta apo Underberg. Po ashtu përmes RDGJ-së në perëndim eksportonte naftë, kimikate, makineri apo tekstile edhe Bashkimi Sovjektik.