1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Raundi "vendimtar" në Bruksel përfundon pa marrëveshje

Në Bruksel përfunduan pa ndonjë marrëveshje përfundimtare bisedimet mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë. Por ndërmjetësja në bisedime pohon se janë bërë përparime.

Mogherini

Frederica Mogherini

Raundi i së martës (23.06) i bisedimeve në Bruksel, i cili zgjati më shumë se tetë orë, mes delegacioneve nga Kosova dhe Serbia, të udhëhequra nga kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, ishte paralajmëruar si vendimtar për procesin e afrimit të këtyre vendeve me Bashkimin Evropian. Por bisedimet përfunduan vetëm me hapjen e çështjeve më të rëndësishme, ndonëse thuhet se janë shënuar "përparime".

"Në të gjitha pikat e bisedimeve mes delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi janë shënuar përparime: në energjetikë, telekomunikacion, vendosjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe lirinë e lëvizjes mbi lumin Ibër", kumtoi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, lehtësuese e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Në kumtesën e lëshuar nga kabineti i saj thuhet se bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, me qëllim që sa më parë të arrihen zgjidhje për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Në margjinat e bisedimeve është nënshkruar një marrëveshje për njohjen e sigurimeve të automjeteve.

Mustafa refuzon të deklarohet

Federica Mogherini dhe Isa Mustafa

Federica Mogherini dhe Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk është deklaruar për mediat as para dhe as pas takimit të zhvilluar në Bruksel. Ndërsa ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se marrëveshja për sigurimin e makinave paraqet edhe një marrëveshje tjetër ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete. “Marrëveshja për sigurimin e automjeteve, apo njohja e kartës së sigurimit mes dy shteteve, nënkupton që tarifat do të jenë të ulëta. Pra, shuma e njëjtë që përdoret për të udhëtuar në Maqedoni dhe karta e njëjtë që përdoret atje, do të përdoren për udhëtim edhe nëpër Serbi”, theksoi Tahiri.

"Nuk ka shanse për marrëveshje"

Në dallim prej Mustafës, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq foli gjerë e gjatë gati për të gjitha çështjet. Ai deklaroi se në takimin e zhvilluar të martën në Bruksel nuk ka pasur shansae të arrihen marrëveshje përfundimtare për bashkësinë e komunave me shumicë serbe, telekomunikacionin, energjetikën dhe "parkun e paqës", mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Vuçiq tha se për çështjen e komunave me shumicë serbe është arritur përparim, por bisedimet do të vazhdojnë ditën e hënë (29.06). "Për disa çështje jemi afër marrëveshjes, ndërsa për disa të tjera shumë larg. Por me rëndësi është që kemi nisur dialogun për çështjet më të rëndësishme dhe tani palët kanë një përfytyrim më të qartë për qëndrimet e palës tjetër", theksoi Vuçiq. Kryeministri i Serbisë shpreson se megjithë faktin që nuk është arritur asnjë

Federica Mogherini & Aleksandar Vucic

Mogherini Vuciq

marrëveshje e parashikuar, Beogradi do të hapë së shpejti kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vuçiq shpreson se marrëveshje për "çështjen më të rëndë mes palëve", bashkësinë e komunave me shumicë serbe, është e mundur në ditët në vijim. Sipas tij, kjo çështje përbën 40 % të Marrëveshjes së Brukselit. Por pala kosovare, sipas tij, është "frikësuar pak" nga hapja e kësaj teme. "Pikërisht për këtë çështje është shënuar përparimi më i madh", theksoi Vuçiq, i cili nuk saktësoi se në cilat pjesë janë shënuar përparimet më të mëdha për bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Ndërsa dallimet më të mëdha sipas kryeministrit serb, janë në çështjen e energjetikës, sepse këtu bëhet fjalë "për çështje pronësie". Sa i përket telekomunikacionit, Beogradi vazhdon të insistojë që Serbia të kërkojë prefiksin e Kosovës dhe që numri i thirrjes për Kosovën të regjistrohet në emër të Serbisë. Serbia poashtu kërkon që të ketë një operator të saj në Kosovë. Deri ditën hënë, kur pritet takimi i ardhshëm në nivel kryeministrash, bisedimet do të vazhdojnë në nivelin teknik.