1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Raundi i katërt i bisedimeve Kosovë -Serbi pritet të sjellë rezultate

Në ndërtesën e Këshillit të BE-së në Bruksel filloi të martën (17.05.) raundi i katërt i bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë raund të bisedimeve mund të priten rezultate në të paktën tri fusha.

dimet midis Kosovës dhe Serbisë rinisin. Ne foto: Edita Tahiri

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë rinisin. Ne foto: Edita Tahiri

Para futjes në takim kryenegociatori serb i bisedimeve, Borislav Stefanoviç tha se në raundin e katërt të bisedimeve me Prishtinën do të provohet të gjenden zgjidhje për disa nga temat e hapura ndërkohë:

"Unë mendoj se është reale të pritet që të biem dakord për disa çështje që kanë të bëjnë me kadastrën, librat amzë, eventualisht edhe për lëvizjen e lirë. Këto janë çështje, për të cilat ne mendojmë se janë më afër zgjidhjes, megjithatë në të gjitha këto tema edhe më tej ka nga ndonjë pengesë të paraqitur nga ana e Prishtinës, por unë shpresoj që ne do të gjejmë një zgjidhje kompromisi", tha Stefanoviçi para takimit të së martës në Bruksel.

Me këtë rast Stefanoviçi paralajmëroi mundësinë e shpeshtimit të takimeve të dy delegacioneve në Bruksel e ndoshta edhe në ndonjë vend tjetër. Ndërsa shefja e ekipit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri tha se në raundin e katërt të bisedimeve mund të priten rezultate në të paktën tri fusha: lëvizjen e lirë, në tregtinë e lirë dhe në çështjet e energjisë.

Borko Stefanovic

Borko Stefanovic

"Unë mendoj se të dy vendet kanë punuar fort në mënyrë që të gjenden zgjidhje në disa çështje rreth të cilave nuk pajtohemi. Po ashtu përshendes idenë e Bashkimit Evropian për mënyrën se si të pasurojmë këtë proces dhe të tejkalojmë dallimet tona përfundimtare", tha Tahiri.

Po ashtu zonja Tahiri paralajmëroi se do të hapen edhe disa çështje të tjera, siç janë ajo e personave të zhdukur, trashëgimisë kulturore si dhe çështja e pranimit të diplomave.

Në të njëjtën kohë të martën nga Komisioni Evropin është rekomanduar që në kuadër të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet për çështjet, të cilat do të mundësojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, pasi kjo çështje duhet të zgjidhet përfundimisht nga Serbia para se ajo të jetë pranuar në Bashkimin Evropian. Duke pritur suksesin gjatë muajve të ardhshëm në këto bisedime, zëdhënësi i kryetarit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, Michael Karnicnik për Deutsche Welle-n tha:

"E rëndësishme është që Serbia dhe Kosova të bisedojnë drejtpërdrejt me njëra-tjetrën pasi që përmes bashkëpunimit praktik, përmes bashkëpunim në rajon dhe pajtimit të dy vendet kontribuojnë në përparimin e tyre drejt Bashkimit Evropian", tha Michael Karnicnik.

Raundi i katërt i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet si zakonisht me ndërmjetësim të përfaqësuesit të BE-së, Robet Cooper. Ky raund i bisedimeve zgjat dy ditë.

Autor: Martina Maksimoviç/Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi