1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Raundi final në pokerin për koalicion

Ende ka disa çështje të ndjeshme që janë në diskutim. Por makineria që do t'i fusë ato në formula kompromisi të qëndrueshme është vënë në lëvizje.

Duke gjykuar nga rrjedha e deritanishme e bisedimeve për koalicion, ato mund të zgjasin edhe shumë javë. Në Berlin thuhet se partitë CDU, CSU dhe SPD kanë ende 110 çështje të hapura për të cilat duhet të diskutohet dhe të bihet dakord. Gjithësesi papritmas ka edhe përparime. Kështu është arritur marrëveshje për një numër çështjesh thelbësore: kostot për sigurimin shëndetësor pritet të bien, nënat të marrin më shumë pension, tregjet financiare të kontrollohen më të mirë, procedurat e azilit janë të përshpejtohen dhe më shumë. Pika të ndryshme ku ka mosmarrëveshje, si rregullimi i financave mes qeverisë federale dhe atyre të landeve, do të diskutohen në komisionet e ardhshme.

Me sa duhet presioni nga udhëheqja e partisë tek grupet e punës është rritur. Sigurisht, ka disa çështje të ndjeshme që janë ende në diskutim. Por makineria që do t'i fusë ato në formula kompromisi të qëndrueshme është vënë në lëvizje. Kjo vlen edhe për kërkesën e SPD-së për një pagë minimale prej 8,50 €, këmbënguljen e CDU/CSU kundër dynënshtetësisë dhe në përgjithësi financimi i projekteve të miratuara më parë. Ato do të kushtojnë 50 miliardë euro, por të mundshme janë vetëm 10 miliardë. Po ashtu mbetet për t'u sqaruar edhe shpërndarja e posteve ministrore. Shumë u spekulua në lidhje me ambiciet e shefit të SPD Sigmar Gabriel për t'u bërë ministër i Financave? Megjithatë kancelarja dhe kryetarja e CDU-së Angela Merkel tha se javën e ardhshme pritet që marrëveshje e koalicionit të jetë gati.

Përmes rraskapitjes tek marrëveshja

Kjo do të nxitet nga një dinamikë negociatash intensive brenda dhe mes raundeve të mëdha dhe të vogla. Së pari të hënën pasdite do të mblidhet një rreth i vogël i përbërë nga liderët e secilës parti. Në rast nevoje atyre do t'u shtohen edhe krerët e dymbëdhjetë grupeve të punës, të cilëve sipas rastit do t'u kunikohet se duhet t'i ulin pretendimet dhe dëshirat e tyre për financa.

Ditën e nesërme krerët e partive do bisedojnë së bashku deri në mbrëmje dhe më në fund do të blidhet edhe një herë një raund i madh prej 75 pjesëmarrësish nga CDU/CSU dhe SPD. Pritet që në seancën e natës, të arrihet marrëveshja. Me këtë marrëveshje, palët u drejtohen sërish edhe një herë organeve të tyre drejtuese. SPD-ja duhet të vendosë nëse për këtë marrëveshje do të organizojë një votim brenda radhëve të partisë.

Kjo është punë vërtet e vështirë për t'u bërë. Retorika e pjesëmarrësve në negociata është e spikatur. Sekretari i përgjithshëm i CSU Alexander Dobrindt dëshiron një sukses por sheh se "armët tani janë ngrehur" . "Negociatat janë ende të vështira," thotë zëvendëskryetari i grupit parlamentar të SPD Hubertus Heil. Por askush nuk harron të theksojë se sa shumë dëshiron arritjen e një marrëveshjeje. Pas zgjedhjeve para dy muajsh ekipet negociatore duket disi të lodhura dhe pa energji. Merkeli citohet të ketë thënë se koalicioni i madh nuk është "dëshirë zemre". Kjo i jep një kredibilitet paradoksal sigurisë së palëkundur për përfundimin e bisedimeve të koalicionit javën e ardhëshme. Nuk bëhet fjalë për çështje objektive, por për të formuar një qeveri. Merkel dhe Gabriel janë të njohur për qëndrueshmërinë e tyre si dhe për vendosmërinë për t'u marrë vesh mirë së bashku. Gazetarët në kryeqytet dhe redaksitë përkatëse po bëhen gati që konferenca përfundimtare për shtyp do të jetë të mërkurën. Salla tashmë është rezervuar.