1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Raund i ri mes Iranit dhe grupit 5 plus 1

Për herë të parë prej më tepër se një viti në Gjenevë zhvillohen sot (6.12.) dhe nesër (7.12.) bisedime mes grupit 5 plus 1 dhe Iranit. Fjala është për programin atomik të këtij vendi.

default

Ato çfarë presin të dyja palët prej takimit të fuqive me të drejtë vetoje në KS plus Gjermanisë, apo si quhet grupit 5 plus 1, me Iranin janë të pakta, sepse ende nuk është e qartë se cila do të jetë përmbajtja e këtyre bisedimeve pas një pauze prej më tepër se një viti.

Iran Mahmud Ahmadinedschad

Mahmud Ahmadinexhad

Para disa ditësh Teherani theksoi se sipas këndvështrimit të tij takimi do t'i shërbejë thjesht sqarimit të axhendës për takimet e tjera. Edhe pse ky formulim nuk u përmend më gjatë fundjavës, presidenti Mahmud Ahmadinexhad theksoi edhe një herë se vendi i tij nuk do të dorëzohet dhe do të heqë dorë prej programit të tij atomik: "Ne shfrytëzojmë vetëm të drejtën tonë në kuadër të marrëveshjes për ndalimin e armëve atomike, as më shumë dhe as më pak.“

Në fakt si nënshkrues i marrëveshes për ndalimin e armëve atomike Irani ka të drejtën e pakufizuar për të pasuruar dhe përdorur uranium për qëllime paqësore dhe për të shfrytëzuar dituritë në fushën e energjisë bërthamore. Por jo vetëm shtetet e grupit 5 plus 1, por gjithnjë e më shpesh edhe Zyra e OKB-së për Energjinë Atomike me seli në Vjenë (IAEA) kanë dyshime se Irani e përdor fshehurazi programin e tij bërthamor edhe për qëllime ushtarake dhe se për këtë shkak nuk u lejon kontrollorëve të IAEA-së të hyjnë pa kufizime për të parë se ç'ndodh në impiantet atomikë të vendit. Javën e kaluar shefi i Zyrës së OKB-së për Energjinë Atomike Yukiya Amano kërkoi në këtë drejtim më tepër transparencë prej Iranit. Kjo thirrje u pasua me akuzën e shefit të Shërbimit Sekret të Iranit Haydar Moslehi, se IAEA dërgon spiunë në Iran.

Reaktori atomik në Bushehr, 1245 km në jug të Tehranit

Reaktori atomik në Bushehr, 1245 km në jug të Tehranit

Në fund të muajit gusht në Iran përfundoi nën regjinë ruse centrali i parë atomik iranian. Reaktori prej 1.000 megavatësh duhej të fillonte nga puna në nëntor. Kjo nuk ndodhi, sepse sikurse ndërkohë e pranon edhe vetë presidenti Ahmadinexhad - disa sektorë të sistemit bërthamor të Iranit u infektuan prej virusit të internetit „Stuxnet“. Deri tani nuk dihet se sa të mëdha janë dëmet që ka shkatuar ky virus. Shefi i programit atomik të vendit Ali Akbar Salehi thotë se centrali mund të fillojë nga puna në muajin shkurt.

Sipas të dhënave të IAEA-së trojani „Stuxnet“ duhet të ketë shkaktuar dëme kaq të forta sa Iranit i është dashur të ndërpresë përkohësisht pasurimin e uraniumit dhe në vend punojnë sot më pak cetrifuga gazi se sa gjatë verës.

Bisedimet në Vjenë do të jenë të rënduara edhe prej vrasjes në Teheran të fizikantit të energjisë bërthamore Maxhid Shahriari dhe plagosjes rëndë të asistentit të tij Fereydoun Abbasi. Shefi i Shërbimit Sekret të Iranit Haydar Moslehi bëri përgjegjës për këto akte shërbimet sekrete të SHBA, të Izraelit dhe të Britanisë së Madhe.

Autor: Ulrich Pick / Pandeli Pani

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 05.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QQG0
  • Data 05.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QQG0