1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rasti Zheleva - Vetëbesimi i ri Parlamentit Evropian

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Rumiana Zheleva, një nga komisarët e rinj të propozuar nga Barroso, u kritikua për konflikt interesash. Zheleva ka heshtur për pjesëmarrjen e saj në firma.

Komisarja e caktuar e BE-së Rumiana Zheleva.

Kandidaturë e papërshtatshme? - Komisarja e caktuar e BE-së Rumiana Zheleva.

Ashtu si përpara pasqyrës, edhe në rastin "Zheleva" mund të shikosh tipare të bukura fytyre të BE-së, por edhe rrudha dhe hije. Përfaqësuesi i Bullgarisë, kësaj radhe komisionerja e propozuar për ndihma humanitare, gati më përkufizim gjendet nën dyshimin për korrupsion dhe bashëpunim me mafien. Jo edhe krejt pa të drejtë. Bullgaria i ka miratuar në parlament ligjet evropiane, por në praktikë ato nuk zbatohen gjithmonë. Kështu është edhe në rastin e zonjës Zheleva, e cila thjesht ka heshtur pjesëmarrjen e saj në sipërmarrje.

Kritikët: partitë e mëdha shohin përkatësinë partiake të kandidatëve para aspektit profesional

Me fjalë të tjera: Bullgaria është pranuar ende e papjekur në BE dhe kjo shihet edhe në rastin e Rumiana Zhelevës. Kandidatura e saj është rezultat i një tradite jo tepër të mirë në BE. Partitë e mëdha në PE, së pari shikojnë librezat partiake të kandidatëve e më pas sfondin dhe profilin profesional të tyre. Kësaj i duhet shtuar edhe fakti, se konservatorët dhe majtistët evropianë tërë kohën kërkojnë partnerë në vendet e reja të anëtarësuara në BE, sepse nga këto parti varet krijimi i shumicës në Bruksel dhe Strasburg.

Kështu për shembull, partitë e Unionit në Gjermani e më pas edhe Partitë popullore Evropiane kanë zgjedhur partinë GERB të Kryeministrit Boiko Borisov për partnere, pasi konservatorët në Bullgari kanë humbur shumë vota. Është harruar e kaluara relativisht problematike e Borisovit dhe fakti, se kuadrot e tij politike vijnë kryesisht nga qarqet ish komuniste dhe ish shërbimeve të sigurimit.

Schulz: Dëgjimi i Zhelevës në parlament nxorri në pah paaftësinë e saj

Europarlamentari gjerman Martin Schluz (SPD).

Europarlamentari gjerman Martin Schluz (SPD).

Caktimi i zonjës Zheleva paraqet një shembull tipik të mangësive demokratike dhe transparencës në BE. Zheleva nuk ka kompetenca profesionale dhe figurë politike për të marrë përsipër këtë punë të rëndë. Dështimet në televizion, dështimet në fushën diplomatike prej Sofies e deri në Uashington dhe paraqitjet e saja ndonjë herë të pakontrollueshme, nuk mund të jenë preferenca të mira për poste në BE. Këtu gjejmë edhe anën pozitive. Gjatë dëgjimit, zonja Zheleva u gjet para një presioni të madh jo vetëm për shkak të konflikteve të interesave por edhe mungesës së kompetencës dhe sipërfaqësisë. Udhëheqësi i grupit parlamentar të socialistëve, gjermani Martin Schulz, kumtoi se dëgjimi ka dëshmuar jo vetëm problemet financiare por edhe mungesën e kompetencës së zonjës Zheleva.

Parlamenti i BE-së me vetëbesim të ri pas Marrëveshjes së Lisbonës

Në rastin e Zhelevës vërehet edhe forcimi i vetëbesimit së PE-së pas miratimit të Marrëveshjes së Lisbonës. Nëse Presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso do të jetë në gjendje ta bindë Kryeministrin Borisov që të propozojë një kandidat tjetër, ende nuk dihet. Por ka kaluar koha kur PE-ja vetëm pohonte me kokë propozimet për përbërjen e Komisionit, që po shihet edhe në rastin e Zhelevës. Përvoja e fundit duhet të jetë mësim edhe për të ardhmen. Evopa Perëndimore dhe Evropa Lindore ende kanë dallime të mëdha. Ndonëse gjenden në shtëpinë e përbashkët në BE, do të kalojë edhe shumë kohë deri në shkrirjen e tyre politike dhe shpirtërore.

Autor: Alexander Andreev / Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 14.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LVzR
  • Data 14.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LVzR