1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rasti Priebke ndihmë për zbardhjen e së shkuarës

Prej dekadash Italia bën pjesë ndër vendet më të rëndësishme demokratike të Evropës. Megjithatë ky vend ende nuk është çliruar nga hija e së shkuarës fashiste.

Se sa të vështirë e ka pasur Italia me zbardhjen e së shkuarës fashiste e tregon qartë rasti i Erich Priebkes, krimineli gjerman i luftës që mbushi 100 vjeç. Para dhjetë vjetësh ditëlindja e tij festohej nga ithtarët. Kundërshtarët e tij kanë frikë, se këto skena mund të përsëriten.  Në fundjavë neonazistët qëlluan me banane ndaj minstres me ngjyrë të integrimit, Cecile Kyenge, gjatë një aktiviteti partiak. Mendësia e njeriut superior është mjaft e përhapur në Itali. Kryesisht në Romë, që fashizmi e bëri kryeqytetin e padiskutueshëm të Italisë. Kjo i përshtatet imazhit të një ekstremisti të djathtë italian si dhe një shoku të huaj të idealit të tyre, i cili ende jeton në Romë dhe që mbush sot 100 vjeç: Erich Priebke.

Kryebashkiaku i majtë i qytetit do ta ndalojë që sërish të zhvillohet një ceremoni gjysmë e hapur, ashtu si para dhjetë vjetësh. Paradhësi i tij, nga aleanca nacionale, ishte dhëndri i një neofashisti të shpallur dhe nën kravatë ai mbante të varur në një varëse kryqin kelt.

Një festë për Priebken në radhë të parë do ta ndalojë Lidhja italiane e Partizanëve të Luftës së Dytë Botërore, kryetari i së cilës është Francesco Polcaro: „Eshtë mëse e qartë, se sa e padenjë do të ishte të festohej për një njeri, i cili ka vrarë më shumë njerëz, se çdo vrasës fiktiv në serialët televizivë.“

Priebke si anëtar i forcave SS ka qenë i implikuar në masakrën në shpellat Ardeatine. Në mars të vitit forcat SS gjoja me urdhërin direkt të Hitlerit ekzekutuan 335 persona - pasi si pasojë e një sulmi të partizanëve italianë ndaj një kazerme të forcave SS në Romë kishin gjetur vdekjen 32 trupa SS. 10 italianë për një gjerman të vrarë, ky ishte udhëzimi. Një ditë pas këtij sulmi njësia SS vrau 335 të burgosur të pafajshëm italianë, më i riu ndër ta ishte 15 vjeç. 75 viktima ishin hebrej. Priebke mbante listën me emrat e personave, dy prej viktimave ai i vrau vetë.

Por më parë, sipas zëdhënësit të partizanëve, Priebke kishte qenë autori kryesor i torturave gjatë hetimeve dhe i vrasjeve në kuartierin e SS-ve dhe të Gestapos në Via Tasso në Romë. Që ende ka njerëz, për më tepër italianë, që duan të fetosjnë ditëlindjen e Priebkes, kjo është shqetësuese thotë Francesco Polcaro: „Në Itali rrënjët e fashizmit janë ende të gjalla, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm, edhe kur disa politikanë duan të ndryshojnë kushtgetutën, e cila është hartuar në frymën e rezistencës. Kjo pasi ende nuk janë zhdukur të gjitha mendësitë, që çuan në lindjen e fashizimit.“

Rasti Priebke tregon se sa vonë ka nisur zbardhja e krimeve të luftës nga gjermanët në Itali. Për dekada me radhë për Italinë prioritet kishte integrimi i vendit në Perëndim: Ky vend me partinë komuniste më të fuqishme evropiano-perendimore në vitet 60-të e 70-të, ndryshe nga Spanja e Greqia, duhej të mbetej demokracia perendimore në Evropën Jugore.  Kriminelët gjermanë të luftës në Itali nuk duhej të tematizoheshin. Rastet u shtynë me paramendim - vetëm hulumtimet për Priebken i nxorrën në dritë dosjet mbi mijëra krime lufte.

Erich Priebke praqitet i shoqëruar nga karabinierët në gjyqin ushtarak në Romë më 19 korrik 1996

Erich Priebke praqitet i shoqëruar nga karabinierët në gjyqin ushtarak në Romë më 19 korrik 1996

Priebke deri në vitin 1994 jetonte me emrin e tij në Argjentinë. Një gazetar nga SHBA-ja e zbuloi atë dhe Priebke u ekstradua në Itali. Në instancën e parë ai u lirua, por në vitin 1998 u dënua me burgim të përjetshëm. Një vit më vonë atë e liruan nga arresti i shtëpisë. Edhe mbi moshën nëntëdhejtë vjeçare ai vazhdon të punojë në kancelarinë e avokatit të vet. Herë pas here ai edhe sot e kësaj dite vazhdon të shëtisë në lagjen e vet në Romë i shoqëruar nga dy bodigardë dhe një kujdestare. Ai  është pothuajse i shurdhuar, me memorje të dobët dhe shtiret. Ai nuk ka shprehur asnjë fjalë pendese. Përkundrazi: Si autorë të inskenimeve kundër tij, siç është shprehur dikur për gazetën „Süddeutschen Zeitung“, janë qendrat Wiesenthal.