1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rasti i dopingut në sportin e çiklizmit do të duhet të sqarohet deri në fund

7 Gusht 2006

Rastet e dopingut të konstatura në sportin e çiklizmit kanë perokupuar opinionin dhe kanë hedhur një hije të rëndë mbi këtë disiplinë. Çiklistit amerikan Landis i hiqet titulli i fituesit të garës

https://p.dw.com/p/AsJH
Çiklisti amerikan, Landis
Çiklisti amerikan, LandisFotografi: AP

Ndërsa amerikani Lance Armstrongut, që mban rekordin për numrin e titujve në Tour de France ishte gjithnjë nën hijen e dyshimit, në rastin e bashkëkombësit të tij është tashmë një fakt i kryer: fituesi i Tour de France 2006 konsiderohet si rast i vërtetuar që ka marrë doping. Ky është një rast unik në historinë 100 vjeçare të Tour de France dhe një ditë skëterrë në këtë vit të zi për sportin e çiklizmit. Ne po bëjmë një përmbledhje: Ivan Baso, fituesi I Giro d´ Italia të këtij viti në dyshim për doping! Jan Ulrich, fituesi i Tour de Suisse gjithashtu në dyshim. Flloid Landis, fituesi i Tour de France: I vërtetuar.

Si do të mund të çlirohet sporti i çiklizmit nga hijet e dopingut nëqoftëse protagonistët e saj nuk janë të pastër ose të paktën sa kohë mbi ta të rëndojnë dyshime të bazuara?

Megjithatë edhe në rastin aktual të dopingut ka shumë hipokrizi. Ka nga njëra anë përfaqësues shumë rigorozë nga politika dhe nga mediet që e konsiderojnë çiklizmin për të vdekur dhe që duan t´i japin fund heshtjes së tejzgjatur. Pastaj ata duhet të spastrojnë edhe lloje të tjera sporti. Kështu pas rastit të dopingut të Justin Gatlin në garën e atletikës së 100 metrave.

Nukk mund të tolerohen më ata politikanë apo funksionarët e sportit dhe të ashtuquajturit ekspertë që tani po propagandojnë një ligj antidoping në Gjermani si një ilaç gjithëshërues, por pa sqaruar sesi do të jetë ky ligj. Ata duhet gjithashtu të përgjigjen se pse vitet e kaluara ka dështuar çdo inisiativë për një ligj të ngjashëm.

Pastaj janë skuadrat profesioniste të çiklistëve të testuar pozitivisht që janë rimarrë me kontratë pasi kanë shlyer dënimin. Çfarë ndodh me mjekët e ekipeve që kontrollojnë vazhdimisht vlerat e gjakut të sportistëve, por çuditen dhe duken të paditur, kur publikohen fakte se sportistët e tyre kanë marrë doping.

Edhe sponsoruesit duhen vënë para përgjegjësisë. Ata shpenzojnë miliona për skuadrat dhe janë kundër dopingut. Por a investojnë ata për specialistët e antidopingut?

Ka ardhur koha që sporti i dopingut të spastrohet. Një detyrë herkuli, kjo ku do të duhet të bashkojnë forcat, funksionarët e sportit, skuadrat, çiklistët, sponsoruesit, politikanët si edhe mediet. Ndonëse një detyrë e vështirë nuk ka alternativë tjetër.

Megjithatë dyshimi do të vazhdojë ta shoqërojë këtë sport. Nëse një çiklist do të arrijë të shkëputet në një etapë malore do të thuhet menjëherë "Tamam si Flloid Landis në etapën e 17 të Tour de France 2006." Dhe do të mendojë se nuk po bëhet sport në rrugë të ndershme". Eshtë për të të ardhur keq për çiklistët profesionistë që bëjnë sport në rrugë të ndershme me shpresën se ata ende ekzistojnë.