1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rastet e korrupsionit në administratë janë trefishuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit publikon shifrat

default

Fotografi që simbolizon mitmarrjen

Korrupsioni vazhdon të mbetet nje betejë e vështirë për tu fituar në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Ahmet Premçi, bëri publike rezultatet e luftës kundër korrupsionit në 6 mujorin e parë të këtij viti.

"Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është trefishuar numri i punonjësve të administratës publike të proceduar penalisht. Për këtë periudhë janë proceduar 490 punonjës që ushtronin funksione publike ndër të cilët vetëm për veprën penale të korrupsionit janë arrestuar 38 funksionarë të administratës publike", tha ai ne analizen e punes se Drejtorise se Pergjithshme te policise.

Për të luftuar korrupsionin në Shqipëri funksionojne një sërë strukturash në nivel qendror dhe lokal ku policia e shtetit ka një rol parësor. Për ta fuqizuar edhe më tej veprimin e saj qeveria e kryeministrit Berisha miratoi një projekltligj që i jep pavarësi substanciale Kontrolit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Në bazë të kësaj nisme ligjore, që pritet të miratohet së shpejti në Parlament ky kontroll gëzon të drejtën të hetojë dhe të arrestojë këdo nga punonjësit e policisë së shtetit, të përfshirë në afera korruptive, pavarësisht nga grada, pa dijeninë e Ministrit të Brendshëm.

Suksesi apo dështimi në luftën kundër korrupsionit është edhe një nga argumentat më të qenësishëm të palëve në luftën e tyre politike. E djathta erdhi në pushtet në verën e vitit 2005 me premtimn se do të luftojë me sukses korrupsionin në radhët e administrates publike. Që atëhere ka beteja të fituara dhe të humbura por publikimi i shifrave reale nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së shtetit përbën një tregues domethënës të transparencës me publikun dhe të përpjekjeve serioze për ta ulur nivelin e korrupsionit ne administraten publike.

Lufta kunder korrupsionit eshte nje nga detyrimet madhore te qeverise se djathte te kryeministrit Berisha ne angazhimet e saj para elektoratit dhe partnereve nderkombetare per progres ne proceset integruese euro-atlantike.

  • Data 27.07.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EkbI
  • Data 27.07.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EkbI