1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rast i mirë për demokratizimin- Deputetët evropianë raportojnë për udhëtimin në Tunizi

Një grup eurodeputetësh ishte nga 3 - 6 shkurt në Tunizi dhe u takua në kryeqytetin e vendit Tunis me përfaqësues të grupeve dhe të partive të ndryshme për të diskutuar për të ardhmen e vendit.

default

Pas kthimit nga ky vend deputetët raportuan për vizitën përpara Komisionit të Parlamentit të Evropës për Punët e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut. Kryetari i parlamentit Jerzy Buzek bëri paralelizma mes ngjarjeve në vendin e tij Poloni para 20 vjetësh dhe protestave në Tunizi. Ai tha se sikurse evropiano-lindorët patën asokohe nevojë për ndihmën e Perëndimit, ashtu edhe qytetarët e vendeve të Magrebit nuk duhen lënë sot vetëm:

"Fqinjët tanë presin mbështetjen tonë. Ata do t'i hyjnë rrugës së gjatë drejt demokracisë. Tunizia mund të shndërrohet në model për të gjithë rajonin, por edhe për mënyrën si të sillemi ne me fqinjët. Sepse fqinjët janë për ne evropianët tepër të rëndësishëm.“

Jerzy Buzek Polonicus

Jerzy Buzek, Kryetari i Parlamentit Evropian

BE ofron ndihmë si për reformat kushtetuese, organizimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve apo për reforma sociale dhe ekonomike si dhe përpiqet të hyjë në bisedime me të gjitha grupet shoqërore. Por kjo ndodh vetëm tani pasi shtresat e gjëra të shoqërisë tuniziane u çliruan vetë prej presidentit Ben Ali.

Ku ishte BE-ja më parë kur opozita e dikurshme shtypej? Euro-deputeti konservator spanjoll dhe drejtuesi i delegacionit, José Ignacio Salafranca, tha me autokritikë: "BE ka ndjekur më tepër një politikë të stabilitetit dhe të status quosë - pra një politikë reale - se sa një politikë, që do të nxiste të drejtat e njeriut.“

Gjithësesi Salafranca sheh tani një mundësi ndoshta vetëm të shkurtër për një demokratizim në trevat arabe. "Unë besoj se nuk është momenti për të gjetur fajtorët për reagimet e BE-së. BE duhet t'i mobilizojë të gjitha forcat dhe mjetet e saj që ky proces i transformimit demokratik në vendet arabe të mos ndalet.“

Salafranca dhe pjesëtarët e delegacionit u takuan në Tunizi edhe me përfaqësues të grupeve islamike. Pyetjes nëse atyre mund t'u besohet spanjolli iu përgjigj me një citat nga Bibla „Ata do t'i njohim nga veprat". Gjithësesi frika prej islamistëve ka qenë shkaku se përse deri tani BE në rast dyshimi është mbështetur më tepër tek autorkratët. Sipas deputetes finlandeze Heidi Hautala ndaj Egjiptit vazhdon të mbahet i njëjti qëndrim. "Në Egjipt BE për momentin nuk është qartësisht në anë të demokracisë. BE ka frikë prej kërkesave të qarta. BE beson ende se stabiliteti mud të arrhet në kurriz të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë. Por kjo nuk është zgjidhje e qëndrueshme. Stabilitet mund të ketë vetëm nëse respektohen të drejtat e njeriut dhe demokracia.“

Libanon Wahlen Reaktionen in Beirut EU Wahlbeobachter Jose Ignacio Salafranca

Drejtuesi i delegacionit, José Ignacio Salafranca

Shumë euro-deputetë kritikojnë edhe faktin se e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton, nuk ka qenë ende në Tunizi dhe në Egjipt. Sipas zëdhënëses së saj ajo do të shkojë javën e ardhshme në Tunizi, ndërsa data e vizitës në Egjip nuk është përcaktuar ende.

Autor: Christoph Hasselbach/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 09.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10DvL
  • Data 09.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10DvL