1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rast i çuditshëm për drejtësinë

Një rast i çuditshëm për drejtësinë tuniziane. Një grua konsiderohet edhe si viktimë e një rasti përdhunimi nga ana e policëve, edhe si fajtore për sjellje të pahijshme në publik. Dënimi i mundshëm me gjashtë muaj burg.

Është hera e hera e parë që një grua padit në Tunizi disa policisë duke i akuzuar se e kanë përdhunuar. Por organet e drejtësisë e kthyen çështjen në anën e kundërt dhe akuzojnë tani 27-vjeçaren dhe të fejuarin e saj.

Në fillim të shtatorit çifti që ndodhej në një makinë në periferi të kryeqytetit të vendit Tunis, qe sulmuar nga tre policë të cilët i kishin arrestuar. Sipas të fejuarit ata u kishin kërkuan të holla, më pas atë e kishin vënë në pranga kurse gruan e kishin përdhunuar pas makinës.

A protester with a Tunisian flag shouts slogans against President Zine El Abidine Ben Ali in Tunis, Friday, Jan. 14, 2011. Thousands of angry demonstrators marched through Tunisia's capital Friday, demanding the resignation of the country's autocratic leader a day after he appeared on TV to try to stop deadly riots that have swept the North African nation. (Foto:Christophe Ena/AP/dapd)

Pas ardhjes në pushtet të partisë islamike Ennahda janë shtuar sulmet e policisë ndaj grave

Emna Zahruni, avokatja e gruas tha: "Hetimet u zhvilluan. Ne u befasuam kur morëm vesh se tani po zhvillohen hetime ndaj gruas dhe të fejuarit të saj nën akuzën sjellje e pahijshme në publik "

Sipas avokates në rast se shpallen fajtorë çifti mund të dënohet me gjashtë muaj burg. Emna Zahruni sqaron gjithashtu se pas ardhjes në pushtet të partisë islamike Ennahda në tetor 2011 janë shtuar sulmet e policisë ndaj grave.

Tunisians protest against former ruling party RCD pixel epa02537796 A Tunisian man kisses a police officer during a protest calling the former ruling party the Constitutional Democratic Rally (RCD) to withdraw from the newly formed interim government in Tunis, Tunisia, 19 January 2011. Tunisia's transitional government was scheduled to hold its first cabinet meeting 19 January, amid ongoing calls for members of the previous administration to be excluded from power. The government of national unity got off to a rocky start on 18 Januaryy after three ministers General Union of Tunisian Workers (UGTT) quit over the weighting of the government in favour of ousted president Zine el-Abidine ben Ali's old party. While the opposition and civil society have been brought into government the Constitutional Democratic Rally (RCD) party retained most of the top portfolios, such as defence and finance. EPA/STRINGER EPA/STRINGER +++(c) dpa - Bildfunk+++

Protestues në Tunizi. Shprehje mirënjohjeje apo vepër penale?

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Fadel Sayhi thotë se duhet bërë dallim ndërmjet fakteve dhe veprave penale: "Sipas të dhënave të hetimeve gruaja është vërtetë viktimë përdhunimi nga ana e policëve. Por kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë e saj për sjellje të pahijshme në publik. "

  • Data 01.10.2012
  • Autor Euronews/dw
  • Fjalët kyç Tunizi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16HjO
  • Data 01.10.2012
  • Autor Euronews/dw
  • Fjalët kyç Tunizi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16HjO