1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rasmussen: po angazhohemi për Veriun e Kosovës

23 Prill 2012

NATO dhe BE janë të të njëjtit mendim se Eulexi ka pak mjete për Veriun e Kosovës. Rasmussen tha se kjo bie në kurriz të KFOR-it, Ashton kujtoi angazhimin edhe të Hillary Clintonit për këtë temë.

https://p.dw.com/p/14jln
Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh RasmussenFotografi: Reuters

Misioni i BE në Kosovë punon me më "pak resurse" në dispozicion, se do të ishte e nevojshme, tha sot në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Anders Fogh Rasmussen. "Po të flasim fare hapur, unë jam shumë i shqetësuar për faktin që operacioni i BE, EULEX, ka më pak resurse në dispozicion se do të ishte e nevojshme". "E parë në praktikë, kjo ushtron ndikim të madh tek Natoja, sepse kjo ndikon në operacionin e KFOR-it", i tha Rasmussen ligjvënësve.

Brüssel Belgien Konferenz Afghanistan NATO Generalsekretär Anders Fogh Rasmussen
Fotografi: Reuters

"Neve na duhet të angazhohemi për detyra dhe përgjegjësi që nuk qenë parashikuar, veçanërisht në veri të Kosovës", tha Rasmusseni gjatë një debati në Komisionin e Punëve të Jashtme të BE. "Unë shpresoj se mund të përdor influencën tuaj, për të garantuar që Eulexi ka burimet që duhen."

Shefja e politikës së jashtme të BE, Catherine Ashton tha se blloku "ndodhet gjithmonë në një pozitë, kur po përpiqemi të gjejmë më shumë burime për të mbështetur Veriun e Kosovës". Me këtë ajo reagoi ndaj fjalëve të Rasmussenit, në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.

Catherine Ashton, shefe e politikës së jashtme
Catherine Ashton, shefe e politikës së jashtmeFotografi: picture-alliance/dpa

"Ne punojmë shumë ngushtë me sekretarin e përgjithshëm të Natos dhe ekipin e tij për të planifikuar përpjekjen e një mbështetjeje më të madhe të njerëzve në veri" tha ajo.

Ashtoni shtoi se kjo çështje është ngritur javën e fundit edhe në diskutimet me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Rodham Clinton, gjatë një takimi me ministrat e jashtëm të Natos.

Clinton në Bruksel
Clinton në BrukselFotografi: Reuters

Eulexi deklaroi të premten se do t'i shtojë patrullat policore në veri, për shkak të tensioneve në rritje. Gjermania ka vendosur të dërgojë 550 ushtarë shtesë të ndërhyrjes së shpejtë, për t'u bashkuar me KFOR-in para zgjedhjeve të 6 majit në Serbi.


Autor: dpa/ Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti