1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rasmussen në Kabul - Strategji e re e NATO-s në Afganistan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen vizitoi të mërkurën (050809) Afganistanin. Ai siguroi vendin për mbështetje të mëtejshme dhe kërkoi strategji të reja për zgjidhjen e konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Forg Rasmussen

Afganistani do të jetë detyra e tij kryesore, deklaroi Sekretari i Ri i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen pak ditë më parë. Si për të sjellë dëshminë për këtë, ai udhëtoi që ditën e tretë pasi nisi punën papritur në Kabul:

"Në fakt, Afganistani është vendi i parë që e vizitoj si Sekretar i ri i Përgjithshëm i NATO-s. Afganistani ka për mua dhe për NATO-n një prioritet të lartë - ndoshta prioritetin më të lartë. NATO-ja dhe Afganistani janë miq dhe ne luftojmë së bashku kundër armiqve të vendit."

Presidenti i Afganistanit Hamid Karsai

Presidenti i Afganistanit Hamid Karsai

Rasmusen shpreh keqardhjen për vrasjen e civilëve

Pas dy javësh, afganët do të zgjedhin presidentin e ri të vendit. Por nuk kalon thuajse asnjë ditë, në të cilën diku në vend të mos vriten njerëz, sepse ekstremistët ndezin lëndë shpërthyese dhe hedhin raketa. Edhe në angazhimet ushtarake të NATO-s vriten gjithnjë e më shumë civilë. Rasmuseni shpreh keqardhjen, se në këto angazhime humbasin jetën edhe njerëz të pafajshëm:

"Fatkeqësisht, kjo nuk mund të mënjanohet në një luftë të armatosur. Por unë mund t'ju siguroj, se ushtarët tanë bëjnë gjithçka që jetën ta humbasin sa më pak civilë. Shumë njerëz vdesin prej luftëtarëve islamikë. Për ata jeta nuk ka rëndësi."

Situata e paqetë në vend pak para zgjedhjeve ishte tema qendrore e bisedimeve midis presidentit të Afganistanit, Karzai dhe shefit të NATO-s, Rasmusen. Suksesi i NATO-s në Afganistan do të matet në faktin, nëse ajo do të arrijë ta kalojë përgjegjësinë për sigurinë gradualisht në duart afgane, tha Rasmuseni:

"Ne duhet të kuptojmë se nuk mund të ketë një zgjidhje thjesht ushtarake për situatën në Afganistan. Na nevojitet një pikënisje më e gjerë."

Danezi nuk përjashton bisedimet me talibanët e moderuar

Ushtarë të Bundesverit në Kundus

Ushtarë të Bundesverit në Kundus

Danezi u shpreh për një angazhim më të fortë ushtarak në vend. Megjithatë, Afganistani duhet të japë për këtë kontributin e tij. Që në krye të javës, Rasmuseni nuk i përjashtoi bisedimet me talibanët e moderuar:

"Unë jam i gatshëm që të ndërmarr hapa pragmatikë. Me këtë kam parasysh sigurinë për trupat tona dhe nëse për këtë do të nevojiten bisedime me grupe të ndryshme në popull, për këtë unë jam i gatshëm."

Parakusht për bisedime të tilla është natyrisht që këto grupe t'i ulin armët. Por kjo si zor që mund të bëhet pa presionin ushtarak të NATO-s.

"Unë u jap siguri njerëzve në Afganistan që do t'i mbështesin për aq kohë, sa të ketë përfunduar puna jonë", tha Rasmuseni.

Autor: Ilka Shtajnhauzen/Auron Dodi

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi

  • Data 06.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J4eS
  • Data 06.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J4eS