1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

„Raportim nga fronti“ – Në Venecia u hap Bienalja e 15-të e Arkitekturës

Venecia është kryeqyteti botëror i arkitekturës. Drejtuesi Alejandro Aravena prezanton Bienalen nën titullin “Raportim nga fronti”. Në fokus thelbi i arkitekturës dhe ndërrimi i perspektivës.

Italien Venedig Architekturbiennale 2016 Besucher im Arsenale

Bienalja e Venecias, 28.05.2016

Për ekspozitën kryesore drejtuesi i Bienales, Alejandro Aravena, i cili sapo u nderua me çmimin Pritzker, ka ftuar 88 arkitektë dhe grupe inovative arkitektësh, të raportojnë për punën e përditshme. Sipas Aravenas, “reporterët” e tij kishin detyrën të kërkonin “në horizont fusha të tjera veprimi”, dhe të angazhoheshin intensivisht me aktualitetin. Temat kryesore janë problematika e refugjatëve, izolimi, ndotja e mjedisit, katastrofat natyrore, periferia dhe pabarazia, nevoja urgjente për banim dhe krimi, për të përmendur vetëm disa prej tyre. Skena kryesore të Bienales së Arkitekturës, e cila organizohet me ndërrim me Bienalen e Artit, janë krahas “Giardinit” , kopshteve, edhe “Arsenali” i madh, një hapësirë historike për konstruktimin e anijeve.

Chile Alejandro Aravena

Alejandro Aravena

Ndërrim i perspektivës

Motivi i pllakatit të Bienales: Një femër që qëndron në një shkallë në sfondin e një hapësire. Alejandro Aravena evokon me këtë pamje takimin e shkrimtarit Bruce Chatwin me gjermanen Maria Reiche, e cila udhëtonte nëpër shkretëtirë me një shkallë alumini për të studiuar format enigmatike në tokë. Maria Reiche kishte nevojë për shkallën, me qëllim të dallonte që larg format dhe strukturat. “Por vetëm ndërrimi i perspektivës të çon tek njohuria dhe zgjidhja e problemit”. Aravena beson në shpirtin frymëzues të arkitektëve. Bienalen ai e përkufizon si një shesh përballjeje idesh e konceptesh, por edhe si një vend të guximit të kreativitetit.

Plakat der Architekturbiennale Venedig 2016 ohne Rand

Pllakati i Bienales

Problematika e refugjatëve

Jo më pak se 64 vende nga e gjithë bota janë pjesë e ndërrimit të perspektivës dhe i prezantojnë idetë e tyre nga data 28 Maj deri në 27 Nëntor 2016 në pavijonin “Giardini”, “Arsenale” dhe galeri të tjera të shpërndara në Venecia. Gjermania dhe Austria ofrojnë problematikën e refugjatëve në veprat e tyre. Pavijoni gjerman drejtohet nga Peter Cachola Schmal, drejtor i Muzeut Gjerman të Arkitekturës në Frankfurt. Nën moton “Të ofrosh atdhe - Gjermania Arrival Country” ai e përshkruan Gjermaninë si një vend emigrimi dhe ofron koncepte të reja ndërtimi për refugjatët.

Luani i Artë të arkitekturës i ofrohet këtë vit Paulo Mendes da Rochas. Arkitekti brazilian, fitues i çmimit Pritzker 2006, i njohur për arkitekturën e tij gjeometrike nderohet për veprën e tij në vite.