1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raporti vjetor për prognozën ekonomike është shuplakë edhe thirrje

8 Nëntor 2007

Prognozat në ulje për ekonominë të raportit vjetor të "Këshillit të të Urtëve" janë në qendër të komenteve të shtypit të së enjtes.

https://p.dw.com/p/C5Jp
Fotografi: DW-TV

Rritja ekonomike në Gjermani sipas këshillit të nivelit të lartë ekonomik të qeverisë gjemane në vitin e ardhshëm do të pësojë ulje. Këshilli me profesorë të njohur të ekonomisë, "Këshilli i të Urtëve" në raportin e tij thekson se në vitin 2008 pritet një rritje ekonomike prej 1,9%. Prognozat në ulje për ekonominë në raportin vjetor të "Këshillit të të Urtëve" janë në qendër të komenteve të shtypit të sotëm.

"Kölnische Rundschau":

"Rritja ekonomike me 1.9% të cilën e parashikuan specialistët nuk është edhe e aq e ulët. Konstruktorët e makinave nuk marrin dot frymë në fabrika tejet të ngarkuara, inxhinierët e ndertimit lënë mënjanë porosi të vogla, sepse janë të mbingarkuar. Po qe se ulet kurba e rritjes ekonomike, kjo do të thotë vetëm që do të ftohet pak çajniku pa u hequr nga zjarri. 2008 do të jetë viti i pestë me rritje ekonomike, nga kjo do të përfitojë sërish tregu i punës. Sigurisht: Nuk do të hapen si në 2007, 750.000 vende të reja pune, por patjetër gjysma e tyre. Edhe kjo duhet marrë parasysh kur rritja ekonomike çalon.


Ndërsa "Osttüringer Zeitung" e komenton uljen e konjukturës si dështim të punës së qeverisë:

"Raporti vjetor i këshillit është një shuplakë flakaritëse për qeverinë gjermane. Në të vërtetë fillimi i braktisjes së "Axhendës 2010" la të pritej një gjë e tillë- por paralajmërimi i specialistëve është kaq i rreptë, saqë vetë politika me përvojë e Berlinit duhet të heshtë për një moment derisa t'i përtypë prognozat 500-faqëshe të këshillit. Në vend që të përdoren me guxim edhe më tej hapësirat e krijuara në ekonomi dhe politikën financiare, socialdemokratët dhe Unioni përpiqen kush e kush t'ja kalojë njëri-tjetrit me propozime që bllokojnë konjukturën. "Mos e hidhni në lojë atë që që arritur" - paralajmërimit të të urtëve nuk mund t'i shtohet gjë më shumë.


Ndërsa "Financials Times Deutschland" e vë gishtin tek tema aq e përfolur këto kohë në Gjermani, zgjatja e asistencës së papunësisë, e njohur me emrin Asistencë I.

"Që prej gjashtë javësh Gjermania politike grindetnëse duhet të zgjatet apo jo asistenca e papunësisë për të papunët në moshë. Sikur kjo temë të ishte fillimi i fundit të të gjitha reformave. Nga kjo paralajmërojnë vetë profesorët mëndjekthjellët në këshillin e të urtëve. Ky debat fsheh rreziqet e vërteta. Ekonomia gjermane nuk ndodhet nën presion për shkak të uljes apo ngritjes së zellit për reforma, por nga influencat nga jashtë. Në javët e ardhshme do të bëhet fjalë për rigjallërimin e konsumit në Gjermani. Qeveria mund të përgatisë ulje tatimesh dhe të dërgojë në shenjë simbolike çeqe tatimesh për hopin ekonomik. Kjo do të barazpeshonte së paku humbjet reale të të ardhurave."

Edhe gazeta "Bild" komenton raportin për prognozën ekonomike:

"Në politikën financiare qeveria gjermane duket si një nxënës, që qe aq i zoti sa të mos ngelë, por pastaj fillon e bëhet mendjemadh. Me të drejtë koalicioni kuq e zi ka marrë nota të këqija nga këshilli i të urtëve. Raporti vjetor është për këtë arsye shuplakë dhe thirrje. CDU/CSU dhe partia socialdemokrate duket se janë më shumë të interesuara në avantazhe taktike partiake se sa për ndryshime me themel. Atmosfera e euforisë nga koha e fillimit të koalicionit ka marrë fund. Koalicionistët po shohin interesin e tyre."

"Thüringer Allgemeine" trajton miratimin e dekretit të dumës ruse për abrogimin e marrëveshjes për armët konvencionale. Ky dekret u miratua nga duma ruse ditën e djeshme pa asnjë votë kundër apo abstenim. Për gazetën "Thüringer Allgemeine një dekret i tillë shkon me gjendjen.

"Pas njoftimit për planet e raketave atomike, ngrirja e marrëveshjes për armët konvencionale ka të bëjë vetëm pjesërisht me nevojën ruse për siguri. Rusia me sa duket do të bëhet me çdo çmim fuqia e dikurshme. Amerikanët me planet e tyre të stacionimit janë bëjnë të lehtë Kremlinit, megjithëse pikërisht këtë ata nuk duan ta lejojnë. Putini i fuqizuar nga të ardhurat e naftës beson se është i armatosur mirë për një konflikt afatgjatë nervash."