1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Raporti i TI: Shqipëria përmirësim në luftën kundër korrupsionit

Për drejtoren ekzekutive të Transparancy Internacional Albania, Marjana Papa, rezultati tregon një përpjekje serioze të vendit për të luftuar korrupsionin. Megjithatë, sipas saj, ai mbetet ende një problem serioz.

default

Nëse do ta shikosh nga pikëpamja numerike raporti i fundit i Transparency International mbi indeksin global të përceptimit të publikut për korrupsionin, Shqipëria ka bërë disa shkallë më lart. Nga pozicioni në vendin e 105-të që ishte një vit më parë aktualisht është në të 85-in, në një nivel me dy fqinjët në rajon Serbinë dhe Malin e Zi. Drejtorja ekzekutive e Transparency International Albania, TIA, Marjana Papa, duke prezantuar në Tiranë të dhënat e raportit, ka komentuar treguesit për Shqipërinë, si inkurajuese që në të ardhmen progresi i bërë të jetë i qëndrueshëm. Por sipas saj, Shqipëria renditet ende mes vendeve ku fenomeni i korrupsionit është një problem serioz dhe që kërkon përpjekje sistematike dhe të qendrueshme për tu luftuar.

Sipas veprimtarëve të TIA-s, rezultati i Shqipërisë është inkurajues, por vitin e ardhshëm atë e pret një sfidë tjetër e rëndësishme, arritja e standarteve në zgjedhjet e përgjithshme. Realizimi i votimeve të lira dhe të ndershme. Por dhe rregullimi i çështjes së financimit të partive politike.

Marjana Papa, drejtore ekzekutive e TIA, u shpreh se jo vetëm Shqipëria por dhe vendet e tjera të rajonit që janë vlerësuar me poshtë notës 5 përballen me fenomenin e përhapjes së korrupsionit.

  • Data 23.09.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FNab
  • Data 23.09.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FNab