1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Raporti i OKB-së - Migracioni të shfrytëzohet si shans

Raporti mbi zhvillimin njerëzor, raport i pavarur, që përpilohet çdo vit me kërkesë të Kombeve të Bashkuara, merret me sfidat e mëdha globale. Këtë vit raporti përqëndrohet tek kapërcimi i barrierave të migracionit.

default

Kur nisin migracionin, njerëzit fillojnë një rrugëtim plot shpresa dhe pasiguri, pavarësisht ku shkojnë në vendin e tyre, apo jashtë tij. Kërkimi i shanseve të reja për jetën shkaktohet në shumicën e rasteve prej konflikteve të armatosura, ose nevojës ekonomike.

Për shumë njerëz në botë migracioni mbetet mundësia më e mirë dhe nganjëherë e vetme për përmirësimin e kushteve të jetës. Nëpërmjet migracionit ata rrisin të ardhurat e tyre dhe të familjeve, përmirësojnë arsimin dhe kujdesin shëndetësor dhe u japin fëmijëve të ardhme më të mirë. Migrantët nuk kanë profil unik. Infermierë, mbledhës frutash, refugjatë politikë, muratorë, ose shkencëtarë, ata të gjitha janë pjesë e një miliard njerëzish, që ndodhen në migracion në vendin e tyre, ose në vende të tjera.

Learning by Ear - Migration

Flavia Pansieri, koordinatore ekzekutive e programit të vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara, flet për rreth një miliardë të shpërndarë në gjithë botën, pjesë e 6,7 miliardëve të popullsisë botërore. Shumica e tyre ( rreth 740 milionë) janë refugjatë brenda vendit të tyre.

„Migrantë ndërkombëtare janë rreth 214 milionë njerëz. Shumica e migrantëve shkojnë në vendet fqinjë, në vendet, ku gjuha është e njëjta, ku feja dhe kultura janë të njëjtat, ose të përafërta. Nga 214 milionë migrantët ndërkombëtarë, një e treta, pra rreth 70 milionë, kanë shkuar nga një vend në zhvillim në një vend të zhvilluar."

Raporti tregon njëkohësisht për përfitimet e migrantëve. Kështu gjatë studimit është parë se migrantët nga vendet e varfëra i rrisin të ardhurat mesatarisht 15 herë më shumë pas mbërritjes në një vend me më shumë shanse, kuota e shkollimit të fëmijëve të tyre dyfishohet dhe vdekja foshnjore zvogëlohet 16 herë. Raporti tregon edhe se migrantët nuk duhen parë si pjesë e ndihmave për zhvillim.

Pansieri i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, që të përfshijë më shumë migracionin në politikat ekonomike dhe të zhvillimit. Ajo e quan migracionin element, që mund të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin njerëzor, nëse mbështetet me politikat përkatëse:

Französische Polizei räumt Flüchtlingslager in Calais

Policia franceze zbraz kampin e refugjatëve në Kale

"Migrantët dërgojnë një pjesë të rrogës së tyre në atdhe dhe kjo shërben për lindjen e bizneseve të vogla, për kujdesin shëndetësor, për edukimin e fëmijëve, përmirësimin e jetës. Nuk duhet të harrojmë se transferat e migrantëve janë dy deri katër herë më të larta se gjithë ndihmat për zhvillim."

E rëndësishme është që migracioni t'u lehtësohet jo vetëm njerëzve me kualifikim të lartë, por edhe atyre me kualifikim të ulët. Në pjesën më të madhe të rajoneve të botës do të rritet në dekadat e ardhshme numri i njerëzve, që kanë moshë pune. Vetëm në Evropë kjo shifër do të ulet me 23 përqind.

Prandaj në raportin e Kombeve të Bashkuara propozohet liberalizimi dhe thjeshtësimi i mundësive të lëvizjes për personat me kualifikim të ulët, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kërkojnë punë jashtë vendit. Megjithatë liberalizimi nuk duhet të jetë shumë i madh, sepse vendet, që pranojnë migrantët, kanë të drejtë ta formojnë shoqërinë sipas dëshirës. Mundësia e futjes në sektorë me nevojë të madhe për krah pune (përfshirë edhe forcë pune pak të kualifikuar) duhet përmirësuar. Këtu është e rëndësishme të respektohen të drejtat bazë të migrantëve.

Autor: Sabine Ripperger/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 07.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K1KQ
  • Data 07.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K1KQ