1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Raporti i komisionit hetimor afgan shfajëson Bundesverin gjerman

Një raport hetimor afgan mbi sulmin ajror të urdhëruar nga Bundesvehri german në Kundus shfajëson ushtrinë gjermane. Sipas të dhënave të kanalit të parë televiziv gjerman ARD përgjegjësinë për sulmin e kanë talibanët.

Trupa gjermane në Kundus

Trupa gjermane në Kundus

Bundesvehri gjerman u ballafaqua me kritika të ashpra nga të gjitha anët për bombardimin e kryer në Kundus. Tani një raport hetimor afgan merr pjesërisht në mbrojtje ushtrinë gjermane: siç mësoi ARD në Kabul përgjegjësia kryesore për sulmin sipas raportit hetimor bie mbi talibanët. Fakti që avionët e NATO-s bombarduan autobotet e bllokuara në një lumë dhe jo në ndonjë fshat, shfajëson Bundesvehrin. Kështu njoftoi studioja e televizionit të ARD-së për Azinë Jugore e cila bazohet në të dhënat e komisionit i ngritur nga presidenti Hamid Karzai. Përveç kësaj, sipas raportit, si pasojë kanë humbur jetën edhe civilë. Talibanët kishin thirrur luftëtarë dhe banorë të fshatërave përreth për t'iu ndihmuar që të nxjerrin dy autocisternat e bllokuara në lumë. Po ashtu civilët kishin provuar që të nxjerrin benzinë nga autocisternat. Por përgjegjësinë për këtë e bartin talibanët për shkak se kanë rrëmbyer autobotet.

Rasti hetohet edhe nga komisione të posaçme të NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u shpreh sërish lidhur me këtë ngjarje. Përmes një videoblogu në internet ai sqaroi se: "Edhe pse nuk dihet saktë se çfarë ka ndodhur siç duket kanë humbur jetën edhe civilë. Për këtë ne ndiejmë keqardhje të thellë. Ne kemi urdhëruar një hetim të hollësishëm për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë".

Raporti i komisionit hetimor të NATO-s mund të përfundojë vetëm pas disa javësh. Po ashtu edhe Kombet e Bashkuara po hetojnë për ndriçimin e këtij rasti. E sigurtë tani për tani është se ekstremistët kanë rrëmbyer në natën e së premtes së kaluar (4.9.) dy autocisterna të trupave të NATO-s në Afganistan dhe kanë vrarë shoferët e tyre. Po në të njëjtën natë një komandant i Bundesvehrit ka dhënë sinjalin e gjelbër për një sulm nga ajri.

Paqartësi vazhdon të ekzistoj për numrin e viktimave civile. Guvernatori i distriktit Char Darah ku edhe ka ndodhur rasti ka folur në televizionin gjerman ARD për më shumë se 130 të vdekur, shumica e tyre civilë. Bundesvehri fillimisht ka njoftuar për vrasjen e 56 kryengritësve. Për shkak të refuzimit këmbëngulës të Bundesvehrit për të folur për viktimat civile, ministria gjermane e mbrojtjes në Berlin u ballafaqua me kritika të shumta.

NATO mbetet e përkushtuar të minimizojë numrin e viktimave civile

Një ushtar gjerman i NATO-s në Afganistan

Një ushtar gjerman i NATO-s në Afganistan

Ky rast ka shkaktuar debate intensive, për shkak se sulmi ajror ka ndodhur pikërisht në kohën kur NATO ka vendosur rregulla të reja për ruajtjen e jetës së njerëzve të pafajshëm. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen, në videoblogun e tij nuk lëshon asnjë kritikë në adresë të gjermanëve, por siguron se:

"Ne po bëjmë gjithçka që të minimizohet numri i viktimave. Kjo qëndron për ne në qendër të vëmendjes. Ne kemi paraqitur një strategji të re. Dhe ne kemi tani rezultate pozitive. Prej muajit qershor ne kemi regjistruar një rënie të numrit të vitimave gati 90 për qind. Ky është një përparim dhe për këtë ne do të përqëndrohemi dhe më tej".

Autor: Kai Küstner / Esat Ahmeti
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 13.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JdX9
  • Data 13.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JdX9